• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski për rastin e Blerim Ramadanit: Të mos lejojmë që fqinjët tanë të na shfrytëzojnë për t'i treguar muskujt njëri-tjetrit

Mickoski për rastin e Blerim Ramadanit: Të mos lejojmë që fqinjët tanë të na shfrytëzojnë për t'i treguar muskujt njëri-tjetrit

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Rasti i Blerim Ramadanit është edhe një konfirmim se gjyqësori jo kot gëzon dy për qind besim te qytetarët dhe përderisa gjyqtarë të tillë janë pjesë e sistemit gjyqësor, nuk mund të kemi shtet juridik, beson kryeministri Hristijan Mickoski.

Në lidhje me atë se a ka informacione se ku ndodhet Blerim Ramadani, Mickoski thotë se “nuk është pyetja se ku është ai, por pse është vendosur të jetë në arrest shtëpiak” dhe se është “një pyetje që duhet të shqyrtohet shumë seriozisht”.

"Sa i përket personit Blerim Ramadani, mund të them këtë. Ky nuk është rasti i parë. Rasti i parë ka ndodhur në vitin 2016, ndërsa rasti i dytë në vitin 2019. Ky është rasti i tretë për të cilin jam në dijeni. Më pyetët nëse kam informacion se ku është, e di ku nuk është. Ai nuk është në arrest shtëpiak. Tani shtrohet pyetja pse u vendos që të jetë në arrest shtëpiak. Sepse vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2019 është shumë i qartë – kur personi i atëhershëm që ishte në paraburgim ekstradues lirohet. Pse ky gjyqtar, i cili në të kaluarën njihet për shumë vendime të diskutueshme gjyqësore, përfshirë atë për dhunuesit dhe rrahësit nga MNAV, merr një vendim që pezullon atë që quhet praktikë gjyqësore dhe mbisinkronizon vendimin e gjykatës më të lartë, që është Gjykata Supreme, kjo është një pyetje që duhet të shqyrtohet shumë seriozisht, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive.

Sipas Mickosit, pse kjo u shndërrua në temë politike, është gjithashtë një çështje që duhet të shqyrtohet dhe shumë seriozisht të analizohet, por edhe, siç theksoi, "konfirmim tjetër se gjyqësori jo kot gëzon 2 për qind të besimit të qytetarëve dhe për sa kohë që gjyqtarë të tillë janë pjesë e sistemit gjyqësor ne nuk mund të kemi një shtet ligjir".

"Kjo nuk duhej të ishte një temë. Dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të mos lejojmë që fqinjët tanë ta përdorin vendin tonë si prokurë për të treguar muskujt e njëri-tjetrit. Prakrika gjyqësore është e qartë - a na pëlqen neve apo jo, kjo është një temë tjetër. Megjithatë, Gjykata Supreme në vitin 2019 ka miratuar një vendim me të cilin personi i atëhershëm i cili ishte kapur si rezultat i një urdhër arresti ndërkombëtar nga Serbia në paraburgim ekstradues është liruar. Pse ky gjyqtar bën një gjimnastikë të tillë gjyqësore, inzhiniering, kjo është tashmë një analizë tjetër", tha Mickoski.

Tani unë jam politikan dhe nuk kam të drejtë të komentoj vendimet e gjykatave, tha Mickoski, duke theksuar se "ka një institucion që ende vlen, që quhet Këshilli Gjyqësor, le të merret ata".

I pyetur nëse ka kontaktuar autoritetet serbe për Ramadanin, siç kërkuan dje, Mickoski sërish ka bërë thirrje që të mos lejohen “fqinjët tanë të tregojnë muskujt tek ne”, duke thënë se “para askujt nuk jep shpjegime”.

"Pra, ju lutemi të mos lejojmë, përsëri u bëj thirrje fqinjëve tanë të tregojnë muskujt tek ne. Meqë ra fjala, askujt nuk i dorëzoj shpjegime, ndoshta një ditë para dikujt që askush nuk e sheh", theksoi Mickoski. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR