• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për propozimin e Qytetit të Shkupit: Do të bëj gjithçka që nevojitet për zgjidhjen e problemeve

Mickoski për propozimin e Qytetit të Shkupit: Do të bëj gjithçka që nevojitet për zgjidhjen e problemeve

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se është i gatshëm për çdo zgjidhje për problemet në kryeqytet, por derisa nuk ka progres, atëherë siç tha, "do të duhet të shkojmë në hapa më radikalë”.

I pyetur për koment lidhur me propozimin e djeshëm nga Qyteti i Shkupit i cili ofroi pjesëmarrjen dhe ngritjen e një organi të posaçëm punues dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në Shkup, Mickoski tha se pranon çdo gjë që është në interes të shkupjanëve. Pasi, tha ai, "qyteti duhet të funksionojë normalisht", duke theksuar se po vjen fillimi i vitit të ri shkollor dhe qytetarët tashmë po kthehen nga pushimet vjetore.

"Gjithça që duhet do ta bëjmë dhe do të takohem, dhe do të formojmë ekipe, gjithçka që nevojitet në interes të shkupjanëve, vetëm që problemi të zgjidhet. Nuk mundet kështu, ne tani funksionojmë në kushte jonormale, të cilat nuk i përngjajnë kryeqytetit të vendit e cila është pjesë e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për çdo zgjidhje jam i gatshëm dhe derisa shohim se nuk ka progres, atëherë duhet të shkojmë në mënyrë radikale... Të përpiqemi ta përmirësojmë atë që mundet të përmirësohet me fjalë, me politikë, me diplomaci. Derisa shohim se këtu nuk ka progres, atëherë do të duhet të bëhemi invazivë në zgjidhjen e problemit", deklaroi Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Klinikën e kirurgjisë digjestive.

Në pyetjen se cili është “afati i arsyeshëm” që, siç tha ditë më parë, ua jep ndërmarrjeve në ingerencë të Qytetit të Shkupit për të filluar punën e tyre, Mickoski u përgjigj se nuk është një sekondë që do të numërojë mbrapsht, sepse, tha ai, "të gjithë e kanë të qartë se gjendja në kryeqytet është alarmante".

Qyteti i Shkupit dje përmes një letre drejtuar mediave njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë dhe të formojë një trup të posaçëm punues dhe koordinues me Qeverinë me qëllim që qytetarët të kenë një qytet siç kryetarja e Qytetit Arsovska dhe kryeministri Mickoski premtuan në vitin 2021”.

Ky propozim nga Qyteti i Shkupit pasoi pasi kryetarët e komunave të Shkupit në një mbledhje koordinuese të mërkurën u morrën vesh të dorëzohet vendim deri te Qeveria dhe Ministria e Ambientit Jetësor që t’u merren ingerencat Ndërmarrjeve publike "Higjiena Komunale" dhe “Parqe dhe gjelbërim” të cilat janë nën ingerenca të Qytetit të Shkupit.

Siç informoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës dhe kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski pas takimit, është marrë vendim që të kërkojnë që obligimet t'u kalojnë komunave. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR