• e mërkurë, 21 janar 2026

Mickoski: Për një vit e gjysmë, i realizuam të gjitha qëllimet tona, e gjetëm shtetin me probleme të trashëguara, por vendosëm një qeverisje të përgjegjshme dhe ekonomike

Mickoski: Për një vit e gjysmë, i realizuam të gjitha qëllimet tona, e gjetëm shtetin me probleme të trashëguara, por vendosëm një qeverisje të përgjegjshme dhe ekonomike

 Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se Qeveria në një vit e gjysmë të kaluar i ka realizuar të gjitha objektivat e përcaktuara, dhe në shumë segmente ka bërë më shumë sesa ishte planifikuar fillimisht, si rezultat i situatave reale dhe urgjente me të cilat është përballur shteti.

"Nuk kishte asgjë që e planifikuam, që prisnim ta bënim, që nuk e bëmë. Mendoj se kemi bërë më shumë sesa prisnim", theksoi Mickoski në një intervistë për "Veçer.mk". 

 Ai theksoi se edhe pas një viti e gjysmë të marrjes së përgjegjësisë, Qeveria ende përballet me surpriza të pakëndshme, të cilat janë kryesisht rezultat i, siç theksoi ai, qeverisjes shtatëvjeçare të papërgjegjshme të LSDM-së dhe BDI-së.

"Çdo ditë del ndonjë surprizë e re e pakëndshme që është pasojë, do të thoja, kryesisht e qeverisjes shtatëvjeçare të qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, por ka edhe surpriza objektive, në një numër më të vogël, që nuk i prisja. Por numri më i madh i surprizave të pakëndshme ose gjërave që nuk i prisja vërtet vijnë nga ajo kohë", potencoi Mickoski. 

 Mickoski shtoi se Qeveria po punon me përkushtim dhe përgjegjësi, me qëllim stabilizimin e plotë të situatës dhe tejkalimin e problemeve të trashëguara, duke u udhëhequr ekskluzivisht nga interesi shtetëror dhe publik.

 Foto: VMRO-DPMNE

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR