• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për ligjin e ri pas "balancuesit": Zgjidhja ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Mickoski për ligjin e ri pas

 Shkup, 12 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp  duke iu përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me paralajmërimet për Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë pas "balancuesit", është përgjigjur se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese. dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

"Nuk do të jem sekondant, por ajo që di është se zgjidhja e re ligjore duhet të jetë kushtetuese dhe duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Prandaj, ndoshta është më mirë para se të miratohet në Parlament, të dërgohet për mendim, që të mos biem në një situatë të këtillë, të shndërrohemi në ekspertë juridikë kushtetues, që nuk jemi dhe të themi ashtu siç duhet", nënvizoi Mickoski. 

 Ai potencon se është e nevojshme prej kur do të kristalizohet zgjidhja, e cila do të bazohet në një propozim, të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias e më pas të miratohet.

I pyetur për deklaratën e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në të cilën ai kërkon kartëmonedha dygjuhësore, Mickoski ka treguar se kjo deklaratë nuk është kërkesë, por koment për politikën e BDI-së kur është në opozitë. 

"Deklarata e Kasamit nuk është në drejtim të thotë se duhet të kemi kartëmonedha dygjuhësore, por deklarata është në drejtim të theksimit se kur BDI thotë se ka implementim të plotë të dygjuhësisë, në thelb nuk po e thotë të vërtetën, gjegjësisht është një mashtrues dhe po i mashtron njerëzit. Kështu donte të thoshte. Është më shumë metaforike. Nuk është kjo kërkesë, por koment për politikën e BDI-së në opozitë, sepse kur është në pushtet BDI ka një politikë tjetër. Atëherë janë të rëndësishme tenderët, makinat... Kur jemi në opozitë, situata është krejtësisht ndryshe", u përgjigj Mickoski. 

Foto: printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR