• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për letrën drejtuar BE-së: Ende po bëjmë analiza, hapat e nxituara janë veprim i keq

Mickoski për letrën drejtuar BE-së: Ende po bëjmë analiza, hapat e nxituara janë veprim i keq

 Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Ende jemi duke bërë analiza, hapat e nxituara janë veprim i keq, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në lidhje me letrën që ishte paralajmëruar t'i dërgohet BE-së me propozim-zgjidhje për zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane.

"Kërkoj pak durim. Hapat e nxituara janë gjithmonë një veprim i keq do të thosha, ndoshta duhet të qëndrojnë pak gjërat që të mundemi me kokë të ftohtë të flemë dhe të marrim një vendim të vërtetë. Gjithçka është në qarkullim. Do të udhëtoj këtë fundjavë në Austri, do të jem pjesë e një ngjarje në Salcburg, më pas do të kem takime me përfaqësues të lartë të qeverisë austriake dhe shoqërisë austriake, presidentin, ministrin e Punëve të Jashtme. Atje e dini kishte pothuajse edhe zgjedhje, kështu që formimi i një qeverie të re është duke u zhvilluar, do të shohim si do të jetë me kryeministrin aktual, pastaj do të vijë kryetarja e KE-së, kështu që kemi një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor, kështu që le të bëjmë një analizë po, le të shohim se si funksionon e gjithë kjo. Nëse kemi sukses në këtë mënyrë ta rrijmë qëllimin, nuk do të shpejtojmë për ta realizuar", tha Mickoski. 

 Lidhur me deklaratën e zëvendëspresidentes bullgare Ilijana Jotova, e cila u bëri thirrje autoriteteve maqedonase "t'i lexojnë vlerat evropiane me mirëkuptim më të madh", Mickoski tha se fatkeqësisht ka shtete anëtare të BE-së që nuk i respektojnë vlerat evropiane.

 "Me sa jam i informuar absolutisht ne si shtet i respektojmë dhe veprojmë nëse ka aktgjykime të tilla nga institucioni përgjegjës për marrjen e vendimeve për respektimin dhe mosrespektimin e të drejtave të njeriut, që është Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Fatkeqësisht, kemi vende anëtare në Evropë që kanë dhjetëra aktgjykime të tilla që nuk i respektojnë. Supozoj se kjo do të vlejë edhe për vendet anëtare, jo vetëm për kandidatët. Do të doja t'i i drejtoj Jotovën këtë këshillë ta japë edhe ndaj vendeve anëtare që më në fund duhet t'i respektojnë dhe të cilat janë të penguara nga sanksionet e mundshme për respektimin e të drejtave të njeriut. Këtu kemi 14 aktgjykime të tilla për komunitetin maqedonas në Bullgari. Këtu u bëj thirrje të njëjtëve që na japin këshilla të këshillojnë autoritetet bullgare që të lejojnë komunitetin maqedonas të paktën të organizohet në organizata joqeveritare. Ne nuk kërkojmë të jemi pjesë e Kushtetutës, të paktën me sa kam dëgjuar atje, por të jemi të organizuar në organizata joqeveritare. Është diçka që ata mund ta bëjnë në atë drejtim, sepse me sa di, Bullgaria si shtet është nënshkruese e Rezolutës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Pra, me raste ky do të ishte komenti im", tha Mickoski.

 Jotova, në një aktivitet të mbajtur dje në Qustendil, me temë "Bullgarët në Ballkanin përtej kufijve pas vitit 1878. Kodi i Mbijetesës”, nën patronatin e zëvendëspresidentes, dhe në të cilin morën pjesë përfaqësues të komuniteteve bullgare nga Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Kosova, Rumania, Turqia dhe Serbia, ka thënë se "këto të drejta kalojnë në të gjithë procesin e negociatave. dhe nëse ka të paktën një vend që beson se të drejtat e njeriut nuk respektohen, veçanërisht ato të përfaqësuesve të kombeve dhe popujve të ndryshëm, ky proces nuk do të përfundojë kurrë".

"Agresioni, jo vetëm verbal, është i pafalshëm dhe kur dhuna fsheh kokëfortësi, por thellësisht një tezë të gabuar dhe akoma më shumë mospërmbushje të tashmë detyrimeve ndërkombëtare të ndërmarra. Me siguri do ta merrni me mend se po flasim për një nga fqinjët tanë perëndimorë - Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilën, për fat të keq, vitet e fundit, në vend të marrëveshjes së nënshkruar dhe zbatimit të saj, që quhet "Fqinjësia e mirë", dëshiron të shkojmë në drejtim të kundërt. Është e patolerueshme kur njëra palë duhet të vuajë mungesën e respektimit të të drejtave të njeriut, duke shkelur të drejtën e shprehjes, të thuash kush je dhe nga vjen dhe me çfarë origjine", tha Jotova. 

Foto: arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR