• e shtunë, 11 janar 2025

Mickoski: Për gjashtë muaj jo të plota filluan gjashtë investime me vlerë prej 700 milionë euro

Mickoski: Për gjashtë muaj jo të plota filluan gjashtë investime me vlerë prej 700 milionë euro

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Për gjashtë muaj jo të plota kanë filluar tetë investime të reja në vlerë mbi 700 milionë euro, të cilat potencialisht do të punësojnë rreth 2.800 qytetarë, tha kryeministri Hristijan Mickoski pas mbledhjes së sotme të Këshillit të investitorëve të huaj.

Sipas kryeministrit, investimet kontribuojnë drejtpërdrejtë në rritjen ekonomike dhe për zhvillimin ekonomik lokal.

"Qëllimi është që këtë vit të arrijmë një miliard investime historike të drejtpërdrejta të huaja, që mendoj se është e arritshme dhe për kokë banori të jemi më të mirët në rajon ose ndër disa liderët në Evropë", nënvizoi Mickoski.

Në takimin me Këshillin, tha, është biseduar edhe për harmonizimin e tatimeve minimale globale.

"Diskutuam për të vetmen taksë që po shqyrtojmë momentalisht, atë që duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë në lidhje me taksën globale të korporatave. Mendoj se është e drejtë dhe korrekte që qytetarët e Maqedonisë, ato kompani të cilët fitojnë këtu, ato pesë për qind më shumë se tatimi i sheshtë prej dhjetë për qind në Buxhetin tonë", theksoi kryeministri.

Ai iu referua edhe investimeve të brendshme. Përkujtoi se së shpejti nga sot në kompanitë e Maqedonisë do të vendosen në dispozicion 250 milionë euro nga kredia hungareze.

Kryetari i Këshillit të investitorëve të huaj, Viktor Mizo, i  lavdëroi institucionet se shënuan progres në lidhje me idetë dhe vërejtjet e dhëna nga biznesi në periudhën e kaluar. Edhe ai përmendi harmonizimin e taksës minimale globale, e cila, tha, do të prekë 50 kompani në vend.

"Ajo rregullore do të duhet të përshtatet me atë globale", nënvizoi Mizo dhe informoi se në mbledhjen e sotme në Qeveri është biseduar për harmonizim të tarifave doganore dhe harmonizim shtesë me doganat në BE, për Ligjin për të huajt, për marrjen e lejeve të punës, lejet e qëndrimit dhe digjitalizimin e atij procesi, si dhe për vendosjen e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.

Në takim ishin të pranishëm rreth 50 kompani nga të gjithë sektorët. rq/bsh/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR