• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski për emërimin e drejtorit të ASK-së: Siguria kombëtare nuk meriton të jetë temë në opinion, ekzistojnë institucione në shtet për këtë çështje

Mickoski për emërimin e drejtorit të ASK-së: Siguria kombëtare nuk meriton të jetë temë në opinion, ekzistojnë institucione në shtet për këtë çështje

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend në lidhje me emërimin e Bojan Hristovskit për drejtor të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), potencoi se siguria kombëtare nuk meriton të jetë temë në opinion. Ai i tha opozitës që të mos bëjë politikë nga ky rast, duke sqaruar se ka institucione që duhet të kujdesen për këtë çështje.

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe sot në kuadër të seancës së 18-të parlamentare për pyetje deputetësh i ka treguar kryeministrit Mickoski dokumente nga "informatorët" për siç përmendi, emërimin e paligjshëm të Bojan Hristovskit për drejtor të ASK-së.

Filipçe ka akuzuar se Bojan Hristovski nuk e plotëson kushtin për pesë vite përvojë si udhëheqës, se nuk ka dokument për dhënien e testit të gjuhës angleze, duke potencuar se ai ka paraqitur dokumente të falsifikuara.

Mickoski për këtë u përgjigj se Hristovski ka nëntë vite përvojë si udhëheqës.

"Sa i përket Bojanit dhe atij që të ka dhënë ato të dhëna, ju çon në një vrimë të thellë, jo vetëm që ka pesë, por ai ka nëntë vjet përvojë si udhëheqës. Nuk dëshiroja të isha në atë nivel për të ulur sektorin e sigurisë në vend. Nuk dua të flas në atë nivel, sepse nuk mendoj se siguria kombëtare meriton të jetë temë në opinion", tha Mickoski.

Ai është i qëndrimit se ka institucione në vend të cilat duhet ta kontrollojnë këtë. Duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga Filipçe, Mickoski madje nga foltorja e Kuvendit sqaroi se ka certifikata nga drejtorët e emëruar nga LSDM-ja dhe përmendi se do t'ia japë ministrit të Punëve të Brendshme që siç tha, "të arrijë zëri deri tek ai".

"Në rregull, ju keni vendosur të bëni politikë nga kjo. Është legjitime nga opozita, por ju mendoni se në këtë mënyrë do të fitoni diçka. Por, unë do t'ju tregoj një certifikatë të ngjashme nga një person i ulur pranë jush. E dini sa vërtetime të tilla ka, doni të shihni certifikatat për drejtorët e emëruar nga LSDM-ja. Mos bëni politikë nga kjo, ka institucione në vend të cilët duhet të kujdesen për këtë çështje", shtoi Mickoski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me marrëveshjen me "Behtel dhe Enka", Mickoski tha se projekti për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10, së pari ishte turp dhe poshtërim për ish ministrin e Transportit dhe ish kryeministrin dhe akuzoi se në Parlament janë miratuar ligjet të cilët nuk kanë lidhje me ligjet evropiane, janë keqpërdorur vlerat evropiane dhe ligji dhe kushtetuta e Maqedonisë.

"Korridoret 8 dhe 10 d ishin pjesë e programit të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe qeveria e VMRO-DPMNE-së për një kohë shumë të gjatë. Kjo që ju bëtë, veçanërisht në projektin e quajtur 'Behtel dhe Enka', ndërsa unë do ta quaj projekti për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10d, ishte para së gjithash një turp dhe poshtërim për ministrin e atëhershëm të Transportit dhe kryeministrin e atëhershëm. Ju i sjellët në një pozitë të nënshtruar për t'u tallur dhe luajtur nga partnerët e koalicionit, në mënyrë që këtu në Parlament keni futur ligje që nuk kanë të bëjnë me ligjet evropiane dhe keni keqpërdorur vlerat evropiane dhe ligjin dhe kushtetutën e Maqedonisë. Kanë keqpërdorur edhe flamurin europian në fakt. Po, ishim kundër asaj", tha Mickoski.

I pyetur nëse dokumenti do të publikohet dhe do të jetë i kapshëm për publikun, Mickoski tha se "Behtel dhe Enka" është dokument i klasifikuar dhe po kontrollohen të gjitha mundësitë që kjo kontratë të deklasifikohet dhe t'i tregohet publikut të Maqedonisë. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR