• e hënë, 23 shkurt 2026

Mickoski për detajet e hetimit për marihuanën kërkon t'i drejtohen MPB-së, por thotë se ka lidhje me persona nga qeveria e mëparshme

Mickoski për detajet e hetimit për marihuanën kërkon t'i drejtohen MPB-së, por thotë se ka lidhje me persona nga qeveria e mëparshme

Gostivar, 21 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se ka informacione në lidhje me marihuanën që u sekuestrua në Serbi, kurse e cila doli nga vendi, por tha se në interes të hetimit nuk do të donte të ndante detaje. Lidhur me akuzat e opozitës se si doli marihuana nga vendi, Mickoski thotë se janë të përfshirë zyrtarë nga ish-qeveria dhe i për detaje kërkoi t'i drejtohen MPB-së.

"Në interes të hetimit, nuk do të shkoja më tej, ndoshta Ministria mund të ndajë disa detaje. Unë kam thënë atë që kam pasur për këtë rast. Ka zyrtarë, por nga qeveria e mëparshme. Ekziston një kompani që është në pronësi të një ish-kryetari të LSDM-së në Novo Sellë, përkatësisht djalit të tij, etj. Le të mos hyjmë në më shumë detaje. Ndoshta MPB-ja mund të ndajë më shumë, por në interes të hetimit, do të kufizohesha në atë që mundem", tha Mickoski, i cili ishte në inspektim të punëve ndërtimore në Korridorin 8 në Gostivar.

Dje, Prokuroria Publike kumtoi se, duke vepruar sipas një kallëzimi penal të paraqitur, një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër gjashtë personave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale “Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Ata theksojnë se procedura hetimore bazohet në prova të siguruara në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga MPB-ja, si dhe dokumentacionit nga një lëndë e formuar nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar të Republikës së Serbisë, e marrë nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare.

"Sipas pretendimeve në urdhër, të dyshuarit, së bashku me persona të tjerë aktualisht të paidentifikuar, në një periudhë të papërcaktuar nga viti 2025 deri në fund të janarit 2026, kanë bashkuar forcat me qëllim shitjen dhe qarkullimin e paautorizuar të drogave narkotike - kokainës dhe marihuanës. Çdo anëtar i grupit kishte një rol të përcaktuar qartë në blerjen, posedimin dhe transferimin e drogës narkotike marihuanë, për shitjen e saj të mëtejshme të paautorizuar. Dy nga të dyshuarit, për të cilët Prokuroria serbe për Krimin e Organizuar po zhvillon procedurë, së bashku dhe me marrëveshje paraprake me të dyshuarin e parë në këtë rast, i cili është pronar i një personi juridik nga Shkupi, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, kanë organizuar blerjen e drogës narkotike marihuanë dhe transportimin e saj të shumëfishtë nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë me kamionë, me qëllim shitjen e mëtejshme", theksohet në kumtesën.

Nga Prokuroria theksojnë se në dhjetor të vitit 2025, i dyshuari i parë u ka dhënë udhëzime punonjësve të tij që të paketonin lule të thata kanabisi në një sasi totale prej 8.832 kilogramë, të blera më parë nga një person juridik nga Strumica.

"Gjatë një periudhe prej rreth dy javësh, punonjësit paketuan mbi 200 kuti, pas së cilës i dyshuari i parë u dha atyre një pushim kolektiv. Më 13 janar 2026, në orët e mesditës, dy bashkëpunëtorët (njëri i dyshuar në RMV, tjetri në RS), organizuan transportimin e një sasie të madhe të lueve të thata kanabisi me automjete ngarkuese dhe udhëtarëve nga objekti i personit juridik në Shkup në një vend në zonën e Sveti Nikollës. I dyshuari i parë, së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar,ka organizuar që kutitë të ngarkohen në automjete dhe në dy raste të transportohen në lokacionin e caktuar", theksohet në kumtesë. 

Në të njëjtën kohë, në zonën e fshatit Saramzalino, siç theksohet në kumtesën, pesë të dyshuarit e tjerë në një parking pranë kishës lokale në fshat kanë transportuar mallra të doganuara nga një automjet ngarkues me rimorkio në një automjet tjetër ngarkues, Pastaj, të dyshuarit janë nisur për në Sveti Nikole, ku automjeti i zbrazët ngarkuese është ngarkuar me kuti me lule të thata kanabisi. Pas ngarkimit, të dyshuarit, të cilëve më parë u ishte caktuar masa e paraburgimit afatshkurtër, kanë udhëtuar me automjetin ngarkues dhe rimorkion, së bashku me tre të dyshuar të tjerë me automjet të udhëtarëve, deri në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe janë larguar nga vendi.

"Më 14 janar 2026, në orën 03:41, automjeti ngarkuese doli nga autostrada dhe u drejtua drejt fshatit Konjuh, ku së bashku me persona të tjerë të paidentifikuar, u shkarkuan kutitë me drogë narkotike, marihuanë, në një objekt të një personi juridik nga Krushevci, të siguruara më parë nga të dyshuarit për të cilët Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar e Republikës së Serbisë po zhvillon një hetim", theksohet në kumtesën. 

Prokurori publik vlerësoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë se në këtë rast konkret qëllimi i paraburgimit nuk mund të arrihet me asnjë masë tjetër për të siguruar praninë, prandaj i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale në Shkup të nxjerrë vendim me të cilin ndaj të dy të dyshuarve të cilëve u është caktuar paraburgim i shkurtët të caktohet masa paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR