Mickoski për Bexhetin: Vetingu është qëndrimi, ndërsa pas perdes është tefteri prej ku vijnë vendimet nga Reçica e Vogël
- Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme kuvendore duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të BDI-së Blerim Bexheti lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe vetingun theksoi se për BDI-në vetingu është qëndrimi, por pas perdes është tefteri nga Reçica e Vogël prej ku vijnë vendimet. Mickoski megjithatë thekson se fillojnë reformat në gjyqësor dhe prokurori dhe se ato përfundimisht do të lirohen.
- Post By Sara Ademi
- 15:45, 31 tetor, 2024
Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e sotme kuvendore duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit të BDI-së Blerim Bexheti lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe vetingun theksoi se për BDI-në vetingu është qëndrimi, por pas perdes është tefteri nga Reçica e Vogël prej ku vijnë vendimet. Mickoski megjithatë thekson se fillojnë reformat në gjyqësor dhe prokurori dhe se ato përfundimisht do të lirohen.
"Për Gjykatën Kushtetuese, mendova se po bënit shaka, mendova se është shaka e 1 prillit, por shakanë ta lëmë për një herë tjetër. Në kushte kur nuk ekziston njeri që beson se nuk kemi partizim në gjyqësor, se Gjykata Kushtetuese është shembull klasik se si duket gjyqësori Kacarska, ju thoni se VMRO-DPMNE bën presion. Të gjithë ata gjykatës janë zgjedhur me shumicën e atyre që tani janë opozitë, BDI dhe LSDM. Atëherë mund të thoni se VMRO-DPMNE ka një rol të madh në vendimmarrjet në Reçicë të Vogël dhe parashtroni pyetje të tilla që ne të marrim pikë politike", tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Bexheti i cili akuzon për ndikimin ndaj gjyqësorit.
Sipas kryeministrit Mickoski, BDI janë ata të cilët nuk duhet të bëjnë presion ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave tjera.
"Ndikimi i cili ende ndjehet në sistemin gjyqësor - prokuror tek ne përfundimisht departizohet dhe ky është qëllimi ynë. Ne do ta bëjmë, ka qenë një periudhë që prisnim propozime, sugjerime, si qeveri e përgjegjshme donim të dëgjonim, por fatkeqësisht nuk morëm asnjë sugjerim që vlerësojmë që të mund të zbatohej. Javën e ardhshme do të kemi koordinim dhe do të fillojmë reformat. Fillojmë me reformën e Këshillit Gjyqësor, pastaj Këshillit të Prokurorëve Publikë", njoftoi kryeministri Mickoski.
Mickoski theksoi se në ngjarjet në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, ku thotë, vëllezërit, kushërinjtë e ish-bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, motrat e deputetes të LSDM-së dhe kryetares së Unionit të Grave të LSDM-së janë pjesë e Bordit Drejtues.
"Gjendja është alarmante në gjyqësor dhe besoni se së shpejti kjo qeveri do të bëjë një hap me të cilin të gjithë do të mburren dhe do të vërehet në raportin e ardhshëm të progresit të Komisionit Evropian", tha Mickoski. sa/
Foto: printskrin