• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Osmani çdoherë është e mirëseardhur, por secili u nënshtrohet kontrolleve të standardizuara të sigurisë

Mickoski: Osmani çdoherë është e mirëseardhur, por secili u nënshtrohet kontrolleve të standardizuara të sigurisë

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Secili u nënshtrohet procedurave të standardizuara të sigurisë kur shfrytëzohen fluturimet komerciale, madje edhe unë si kryeminsitër i Maqedonisë së Veriut. Ndjejmë keqardhje për ngjarjen e fundit të 2 gushtit. Presidentja e Kosovës është e mirëseardhur dhe unë do të jem nikoqir i saj nëse udhëton nga Shkupi, tha kryeministri Hristian Mickoski në komentin e ngjarjeve të fundit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

"Sipas informatave të cilat i morëm nga personat zyrtarë të aeroportit TAV është se ndiqen standarde dhe procedura të sakta ndërkombëtare kur shfrytëzohen flutirimet komerciale dhe se llojit të këtillë të procedurave u jam nënshtruar edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë si dhe të gjithë personat zyrtarë të cilët e kalojnë pjesën VIP, edhe pse më duhet të them se atë pjesë unë nuk e shfrytëzoj, por e shfrytëzoj pjesën si të gjithë qytetarët. por, ajo për ne shkaktoi me të vërtetë një ndenjë për të cilën ndjejmë keqardhje dhe nuk dëshirojmë të prësëritet. Unë personalisht theksova se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur, si të gjithë qytetarët e Kosovës dhe perspnalisht herën e ardhshme, nëse e marr me kohë informatën, do ta kem kënaqësinë të jem dhe ta pres si nikoqir në aeroport dhe së bashku me mua, derisa ti vijë koha për të udhëtuar nga Shkupi, të jemi së bashku, e shoqëroj gjatë kohës që do ta kalojë në Aeroportin e Shkupit në mënyrë që të evitojmë incidente të këtilla, e posaçërisht raport të individëve që është problem i yni ven dor të cili  ne brenda do ta zgjidhim", tha Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili ndodhet për vizitë në vend.

Në pyetjen e gazetarëve për atë nëse do të kërkojë përgjegjësi nga spikeri Afrim Gashi dhe kërcënimi me armë nga ana e pjesëtarëve nga sigurimi i tij ndaj nëpunësve policorë të aerodromit, Mickoski tha se institucionet kompetente do ta ndripojnë rastin dhe nëse konstatohen tejkalime të autorizimeve do të pasojë edhe prëgjegjësia për personat e njejtë.

"Nëse institucionet konstatojnë tejkalim apo kryerje të veprës penale atëherë të jeni të sigurt se personi i njejtë do të nxirret para drejtësisë. Askush në këtë vend  nuk do të jetë mbi ligjin. Nuk ekzistojnë persona të tillë të cilët do të jenë mbi ligjin derisa unë të jem kryeministër", tha Mickoski.

I pyetur nëse mund të konsiderohet si racist incidenti me presidenten e Kosovës në aeroportin e Shkupit apo kjo ndërkaq do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve, Mickoski nënvizoi se vetë takimi i sotëm ku u hapën edhe çështje të tjera të interesit të përbashkët të të dy shteteve, konfirmon se marrëdhëneit jo vetëm që janë prishur por ato do të marrin dimension të ri në kahje pozitive në të ardhmen.

Në kuadër të takimit të sotëm me Kurtin, Mickoski potencoi se Shkupi angazhohet për marrëdhënie të sinqerta të mira fqinjësore, ndërkaq është bërë fjalë edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe këmbimin tregtar.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR