• e mërkurë, 01 prill 2026

Mickoski: Numrat nga anketat na motivojnë të punojmë më tej, si Qeveri po bëjmë gjithçka që t'u ofrojmë sa më shumë të jetë e mundur qytetarëve

Mickoski: Numrat nga anketat na motivojnë të punojmë më tej, si Qeveri po bëjmë gjithçka që t'u ofrojmë sa më shumë të jetë e mundur qytetarëve

Shkup, 28 mars 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot në një deklaratë për mediat lidhur me sondazhet, ku sipas numrave partia e tij ka një epërsi bindëse ndaj partive të tjera politike, theksoi se Qeveria po bën gjithçka që është në fuqinë e saj për të dhënë rezultate, pavarësisht, siç thotë ai, gjendjes katastrofike të trashëguar nga qeveria e mëparshme. Potencoi se numrat nga sondazhet nënkuptojnë motivim shtesë për punë, edhe pse opozita po dërgon mesazhe të gabuara dhe fyese.

 "Si VMRO-DPMNE dhe si qeveri, po bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ofruar, dhe unë personalisht, sa më shumë që të jetë e mundur për qytetarët. Fatkeqësisht, gjendjen që trashëguam nga qeveria e mëparshme është e tmerrshme, katastrofike. Gabimet që janë grumbulluar me dekada dhe politikat e gabuara që kanë pasur një efekt negativ në shtet janë të mëdha. Resurset fatkeqësishtj si rezultat i politikave të gabuara janë shumë të vogla. Dhe ne punojmë bazuar në prioritete", tha Mickoski pas ngjarjes nën moton "Youth Vision 2030: Western Balkans, Stability & AI in Education".

 Kryeministri theksoi se numrat nënkuptojnë vetëm motivim shtesë për punë.

 "Këto numra vetëm duhet të na motivojnë të punojmë më tej. Kjo është vetëm një përgjegjësi më e madhe për mua si kryetar i Qeverisë, por edhe  VMRO-DPMNE si partia kryesore brenda koalicionit qeveritar. Në opinion e dini, nga ana e opozitës dërgohen mesazhe të gabuara, do të thoja, mesazhe të pavërteta. Mesazhe fyese, mesazhe që synojnë të ngjallin pakënaqësi dhe, duke ndjekur shembullin e atyre strategjive të PR, sa kap kap, çfarëdo që nuk kap, kaq", theksoi ai.

 Mickoski potencon se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të ofruar sa më shumë që të jetë e mundur për qytetarët.

 Sipas hulumtimit të fundit të mendimit publik nga MKD.mk dhe agjencia Market vizhën për rejtingjet e partive politike dhe liderëve të tyre, të kryer nga 2 deri më 18 mars, ajo tregon se qytetarët vazhdojnë të kenë besimin më të madh te VMRO-DPMNE dhe te lideri i kësaj partie dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Partia në pushtet është në pushtet për gati dy vjet, po aq Mickoski  është kryeministër i Maqedonisë, por rejtingu i tyre është ende i lartë në krahasim me opozitën. Rezultati i përgjithshëm i të gjithë kryetarëve të partive politike maqedonase, sipas hulumtimit, është më i ulët se numri për besimin që ka lideri i VMRO-DPMNE-së.

 Në pyetjen në cilin lider të partive politike keni besim më të madh, një e katërta e të anketuarve (25.2%) thanë se i besojnë më shumë Hristijan Mickoskit. Pastaj vijnë Ali Ahmeti (5.6%), Dimitar Apasiev (4.2%), Izet Medziti (3.9%), Venko Filipçe (3.6%) dhe Maksim Dimitrievski (3%).

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR