• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski nuk pret të çrregullohen proceset me qeverinë teknike

Mickoski nuk pret të çrregullohen proceset me qeverinë teknike

Shkup, 27 janar 2024 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi se ata mbeten në qëndrimin se nuk do ta mbështesin qeverinë teknike. Për mediumet sot ai deklaroi se nuk pret turbulenca në proceset e ardhshme me qeverinë kalimtare sepse, tha, "ligji është i qartë, Kushtetuta është e qartë".

"Me këta njerëz gjithçka është e mundur, gjimnastika, akrobacione, por  nuk pres diçka që mund ta çrregullojë procesin", tha Mickoski duke u përgjigjur në ypetjet e gazetarëve në konferencën që e organizoi Unioni panevropian i Maqedonisë.

Në pyetjen nëse pret politikë të re nga kryeminsitri teknik, Talat Xhaferi, u përgjigj se në gjashtë vitet e kaluara "ai si kryesues me Kuvendin ka bërë shumë hapa kundër kushtetutës dhe kundër ligjeve".

На прашањето дали очекува нова политика од техничкиот премиер Талат Џафери, одговори дека во изминатите шест и пол години „тој како претседавач со Собранието направил многу противуставни и противзаконски потези“. 

Lidhur me iniciativën nga LSDM për formim të frontit evropian për zgjedhjet, u përjgigj se "ai është koalicion i krimit i cili, në tentim për defokusim, veten e brendon si koalicion evropian".

"Atje nuk ka asgjë evropiane përveç se ndoshta bashkarisht të dakordohen se si ta varfërojnë dhe plaçkisin popullin dhe shtetin. Ai është interesi i cili i bashkon ato struktura politike. Shpresoj, edhe, të jem më i saktë, jam i sigurt se pas këtyre zgjedhjeve ai opsion do të mposhtet rëndë. Do të mund të kalojnë një mandat katërvjeçar në opozitë, do të mund të reformohen me njerëz të rinj, me politika të reja dhe me ide të reja, dhe pas katër viteve do të paraqiten në zgjedhjet parlamentare dhe do të ofrojnë diçka më konkrete dhe më konkurruese", tha Mickoski. 

Shikuar nga shkaqet politike, shtoi, i inkurajon "sa më parë ta formojnë atë koalicion, që nesër nëse mundet", por si qytetar i këtij shteti, konsideron se "qytetarët më 8 maj dhe parprakisht më 24 prill do të jenë shumë të qartë dhe të zëshëm prapa kutive të votimit".

Duke e komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për masë kujdesi për të dyshuarin Bekim Neziri në rastin "M-NAV", Mickoski tha se "ato janë reformat të cilat i ofron fronti evropian".

"Me grushta hyjnë në objekte strategjike, e rrezikojnë komunikacionin ajror, e rrezikojnë sigurinë e qiellit tonë dhe aeroplanëve aleat. Dhe ata të njejtit për një javë apo dy do t'i shihni si ecin lirshëm nëpër rrugë sepse kanë prokurorët dhe gjykatësit e vet. Duhet të spastrojmë njëherë e përgjithmonë me mafien e cila e posedon Maqedoninë në mënyrë që ta transformojmë", tha Mickoski. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR