• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski nuk pret shtrenjtim të rrymës nga 1 janari

Mickoski nuk pret shtrenjtim të rrymës nga 1 janari

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret shtrenjtim të rrymës nga 1 janari. Siç tha sot, megjithatë, Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE), si trup i pavarur, e ka fjalën e fundit.

Kjo Qeveri, tha Mickoski, nuk është feudale, por sipas Kushtetutës, është e obliguar të kudjeset për mirëqenien sociale.

"Nuk do të jem mashtrues siç ishte qeveria e kaluar, të them se Qeveria i subvencionon faturat e qytetarëve. Këtë nuk e bën. Ne jemi Qeveri, e cila sipas Kushtetutës është e obliguar të kujdeset për mirëqenien sociale. Ne nuk jemi Qeveri feudale, por Qeveri e cila duhet të kujdeset për standardin e qytetarëve dhe për këtë shkak nuk do t'i gënjej qytetarët se, edhe krahas asaj që në bursat çmimi i rrymës është 100, 200, 300 euro për një megavt orë, e këtu qytetarët e paguajnë më pak se 60 euro, se ne e subvencionojmë. Jo, ne punojmë së bashku me qytetarët pasi kujdesemi për karakterin sociale të shtetit dhe për ato arsye nuk pres se do të ketë shtrenjtim të rrymës. Megjithatë, çdoherë KRRE-ja është ajo që e ka fjalën e fundit", tha Mickoski. bsh/

Foto/video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR