Mickoski: Nuk pres rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë
- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk pret rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë në janar.
- Post By Fami Bajrami
- 13:55, 28 tetor, 2024
Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk pret rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë në janar.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Mickoski tha se me kohë do të vazhdojë furnizimi me energji elektrike.
"Nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë këtë janar. Nuk pres. Nga ajo që mund të konstatoj është se qytetarët janë furnizuar me të gjitha sasitë e energjisë elektrike në kohën e duhur dhe do të vazhdojmë t'i furnizojmë në atë mënyrë. Kështu që, së paku nga informacionet që posedoj unë nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë", tha Mickoski pas mbikëqyrjes së punimeve në autostradën Gostivar- Bukojçan. rq/
Foto: arkivi i MIA-s