• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mickoski: Nuk kemi informacione se çka bisedohet me Bullgarinë, është e pavend të pranohet propozim i refuzuar

Mickoski: Nuk kemi informacione se çka bisedohet me Bullgarinë, është e pavend të pranohet propozim i refuzuar
Shkup, 16 prill 2022 (MIA)- Nuk kam informacion se çka ka në atë non -pejper. Kemi vetëm disa spekulime që ose i mësojmë nga mediat ose kanale që janë jozyrtare, por ata janë informacione jorelevante që vijnë tek ne, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse si opozitë e dinë çka saktë përmban non- pejperi i ri për bisedime me Bullgarinë. Mickoski ka thënë se “turpërohet nga ajo që ju bëjnë qytetarëve të Maqedonisë, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani që siç tha “pranojnë marrëveshje që njëherë është refuzuar”. “Me të vërtetë turpërohem nga ajo që bëjnë Kovaçevski dhe Osmani ndaj qytetarëve të Maqedonisë. Dhe atë që bëri Osmani duke pranuar marrëveshje që tashmë është marrë disa muaj më parë, nuk është më diplomaci e domates, kjo thjeshtë kufizohet me diçka që është edhe më e ulët se diplomacia e domates. Turpërohem që qytetarët paguajnë praktikisht para për këtë lloj politikanësh për të marrë rroga dhe për të gëzuar privilegje në kurriz të popullit që mezi ia dalin në këto kohë krize. Është vërtetë e papërshtatshme që një ministër i Jashtëm të pranojë propozim që siç thonë nga pala bullgare, ata para tre muajsh e kanë refuzuar. Kjo është njëjtë sikur të flasim për borën e vitit të kaluar”, tha Mickoski. Mickoski ka shtuar se sjellja e pushtetit lidhur me negociatat me Bullgarinë tregon destruktivitet të plotë dhe shkatërrim të procesit dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë prishin gjasat, populli maqedonas dhe qytetarët e vendit të fitojnë mundësinë të fillojnë bisedimet me Bashkimin Evropian. “Nuk e di se çfarë është kjo strategji dhe kush i mëson në gjithë këtë, por nëse mendojnë se në atë mënyrë do të dëshmohen se janë ja politikanë konstruktivë, atëherë kjo është krejtësisht e kundërta dhe ata na tregojnë shkatërrim dhe rrënim të plotë të procesit dhe në këtë mënyrë drejtpërdrejtë rrezikojnë gjasat që populli maqedonas, qytetarët e Maqedonisë pa dallim nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllahë, serbë e të tjerë të kenë mundësinë për të filluar negociatat me Bashkimin Evropian”, nënvizoi Mickoski. I pyetur të komentojë hapjen e Qendrës kulturore bullgare në Manastir dhe vizitën e kryeministrit bullgar Kiril Petkov, Mickoski ka thënë se nëse Petkovi dëshiron të tregojë miqësi, atëherë i njëjti kryeministër nga Manastiri duhet këtë ta dëshmojë edhe në Bllagoevgrad dhe Sandanski dhe t’ju mundësojë maqedonasve në Bullgari Qendër kulturore maqedonase. Ai ka akuzuar se ka kërcënime nga pushteti ndaj mësimdhënësve, profesorëve, përkëdhelësve dhe edukatorëve si dhe deri te SASHK-u dhe organizatat tjera sindikale që janë në grevë për shkak të kërkesës për paga më të larta. Kjo është akuzë skandaloze sipas tij dhe duhet reagim i Bashkësisë ndërkombëtare, OSBE-së dhe të gjithëve që ndjekin proceset. Ai përsëriti se së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se shtetit i duhet bashkim i përgjithshëm shoqëror rreth VMRO-DPMNE-së për ndryshime, punë dhe projekte. Ka shtuar se do të luftojnë të mbetet realitet një plan i tillë për çka do të ndërmarrin hapa në të ardhmen.  

QËNDRONI TË LIDHUR