• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Nuk ka ndryshim të Kushtetutës, të formohet Qeveri teknike dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme

Mickoski: Nuk ka ndryshim të Kushtetutës, të formohet Qeveri teknike dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme
Shkup, 20 nëntor 2022 (MIA) - VMRO-DPMNE nuk do të lejojë ndryshim të Kushtetutës dhe kërkon që sa më shpejtë të formohet Qeveri teknike dhe të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, porositi kryetari i partisë, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në konferencën vjetore të 31-të të Unionit të forcave rinore të VMRO-DPMNE-së të titulluar “Energji, shpresë, ardhmëri”. Mickoski akuzoi partitë në pushtet LSDM dhe BDI dhe liderët e tyre Dimitar Kovaçevski dhe Ali Ahmeti se keqpërdorin të ardhmen evropiane për të “siguruar privilegje shtesë me qëllim të mbeten sa më gjatë në funksionet e tyre dhe të plaçkitin Maqedoninë, dëshirojnë të flasin për ndryshimet në Kushtetutë dhe përfshirje të një pjese të vogël të bashkëqytetarëve tanë të cilët për vete thonë se janë pjesë e popullit bullgar në Preambulë”. “Tani kemi deputetë të cilët qëndrojnë me vendosmëri në qëndrimin e tyre dhe nuk do të lejojnë ndryshimin e Kushtetutës. Dhe ta mbyllim atë temë. Dhe ja nga nesër të fillojmë të flasim për temën që unë dua të flas, ai është formimi i Qeverisë teknike dhe më së voni deri në pranverë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nuk duhet të frikësoheni, nëse populli ju beson në këtë që bëni, nëse populli ju beson, atëherë nuk ka pse të frikësoheni. Inkurajohuni, dilni në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe populli le të thotë se kush duhet ta udhëheqë Maqedoninë dhe politika e kujt do ta mund politikën tjetër”, tha Mickoski. Ai tha se po jetojmë në një krizë të madhe, vendi është kampion sa i përket inflacionit dhe indeksit të mjerimit, njerëzit nuk mund t’i paguajnë faturat, çmimet në dyqane rriten, ndërsa probleme të mëdha kanë edhe biznesmenët. Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë, lideri i VMRO-DPMNE-së tha se atë fjali e dëgjon tashmë pesë vite, ndërsa çdo vit është vetëm se më keq. Maqedonia, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së është e lodhur nga takimet e politikanëve me kravata ku nuk merren vendime, ku prapa perdeve vazhdojnë të njëjtat politika dështuese duke e zhytur vendin edhe më thellë dhe me shpejtësi edhe më të madhe.

QËNDRONI TË LIDHUR