Mickoski: Nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia rreth përdorimit të emrit të shtetit
- Kryeministri Hristijan Mickoski sonte deklaroi se qëndrimi i tij për përdorimin e emrit kushtetues është i qartë dhe se tema me mbiemrin është mbyllur.
- Post By Fami Bajrami
- 23:37, 24 qershor, 2024
Shkup, 24 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sonte deklaroi se qëndrimi i tij për përdorimin e emrit kushtetues është i qartë dhe se tema me mbiemrin është mbyllur.
Në intervistën për TV 24, Mickoski theksoi se nuk ka ndryshim në qëndrimet e tij, por ndryshimi është se ai si kryeministër thotë Maqedoni, ndërsa hipokrizi ka te ish kryeministri i cili gjatë gjithë kohës “ka kënduar e Veriut”. Kryeministri tha se betimin e ka dhënë konform ligjeve dhe Kushtetutës.
"Na premtuan se do të jemi anëtare e BE-së, më parë ndryshuam flamurin, ndryshuam Kushtetutën, ndryshuam emrin, u lansua fushatë e rrejshme për shëndetësi falas që ishte më keq se kurrë, super arsim dhe më keq se kurrë. Në vend që të marr mbështetje se dikush sfidon, se ai nuk poshtëron qytetarët me mbiemrin, unë jam pre e sulmit, nga Greqia sepse e përdor emrin Maqedoni, ndërsa nga ata në opozitë që shitën gjithçka që mund të ishte shitur, jam betuar me mbiemrin, sepse ata kanë shitur gjithçka në emër të BE-së", theksoi Mickoski.
Lidhur me kritikat, Mickoski theksoi se ose e keqkuptojnë Marrëveshjen e Prespës ose e lexojnë gabimisht.
"Jam i gatshëm të kontestojë dhe të argumentoj këtë. Le të adaptohen me politikanë që nuk do t'i shohin të gjunjëzuar derisa luten dhe shkatërrojnë dinjitetin. As nuk do të jem shumë agresiv për të riemëruar autostrada, aeroporte, për të ndërtuar monumente, por do të më shihni duke prerë shirita se si bëjë reforma. Ne nuk e shkelim marrëveshjen, sipas nenit 1 paragrafi 3 dhe kjo i referohet nenit 7 paragrafi 2 dhe 3, fatkeqësisht marrëveshja është nënshkruar ashtu siç është nënshkruar dhe nuk nënkupton që në përdorimin gjatë të folurit dhe në jetën e përditshme të thuhet mbiemri", deklaroi kryeministri.
Foto: arkivi i MIA-s