Mickoski: Nuk e di kush është ai, që do të japë garanca se nuk do të ketë bllokada me marrëveshjet bilaterale në Kornizën negociuese
- Nuk ka se çfarë të bëhet më shumë se kjo. Ne si Qeveri më shumë se kaq nuk mund të bëjmë, as nuk do të bëjmë. Kjo është kjo. Kjo është linja jonë e kuqe. Nëse dikush atje në Bruksel ka vendosur të jetë peng i politikanëve të mesjetës, të cilët vijnë nga disa vende anëtare të vetë BE-së, nëse dikush ka vendosur të jetë peng i bilateralizimit, në rregull, e kuptojmë, kjo është kjo. Le të na lënë vetë ta zgjidhim detyrën e shtëpisë, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski i cili u përgjigj në pyetje të gazetarëve për porositë e fundit të cilat vijnë nga Brukseli për Kornizën negociuese. Ai vërejti se "nuk e din se cili është ai, i cili do të japë garanca se tashmë nuk do të ketë bllokada me marrëveshjet bilaterale në Kornizën negociuese".
- Post By Arta Bunjaku
- 15:23, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Nuk ka se çfarë të bëhet më shumë se kjo. Ne si Qeveri më shumë se kaq nuk mund të bëjmë, as nuk do të bëjmë. Kjo është kjo. Kjo është linja jonë e kuqe. Nëse dikush atje në Bruksel ka vendosur të jetë peng i politikanëve të mesjetës, të cilët vijnë nga disa vende anëtare të vetë BE-së, nëse dikush ka vendosur të jetë peng i bilateralizimit, në rregull, e kuptojmë, kjo është kjo. Le të na lënë vetë ta zgjidhim detyrën e shtëpisë, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski i cili u përgjigj në pyetje të gazetarëve për porositë e fundit të cilat vijnë nga Brukseli për Kornizën negociuese. Ai vërejti se "nuk e din se cili është ai, i cili do të japë garanca se tashmë nuk do të ketë bllokada me marrëveshjet bilaterale në Kornizën negociuese".
"Nuk e di cili është ai dhe si do t'i japë. Garanca e vetme të cilën ne e dhamë dhe iu prezantua partnerëve tanë startegjik, dhe ky është maksimumi që mund të bëjmë. Ky është maksimumi që mund ta bëjmë në këtë çast, sepse edhe si popull edhe si shtet, bëmë, siç askush më parë nuk ka bërë", tha Mickoski.
Kryeministri nënvizoi se vendi ynë ka politikë tërësisht të harmonizuar me BE-në, dhe siç tha, "ne nuk paraqesim rrezik, tërësisht do t'i ndjekim, ata le të udhëheqin, ne do t'i ndjekim, nëse ata mendojnë se ne nuk meritojmë sipas parimit të veprave, dhe jo sipas parimit të bilateralizimit dhe çështjeve të mesjetës, të jemi pjesë e familjes evropiane, kjo është e drejta e tyre".
Ai shtoi se Qeveria është e gatshme të bisedojë e secilin, kurdo qoftë dhe kudo qoftë.
"Nëse ata nuk janë të gatshëm tani, do të presim kur të jenë gati. Ndërkohë le të na lënë vetë t'i zgjidhim detyrat e shtëpisë, të bëjmë projekte të këtilla, të rrisim pensione, të rrisim rroga, të sjellim investues të huaj, të punojmë në reforma, ta sjellim drejtësinë. Kjo është detyra jonë e shtëpisë, të punojmë me nder dhe me përkushtim për qytetarët. Nëse ata janë të vendosur të ndjekin politikanë nga mesjeta të cilët vijnë nga vende anëtare të BE-së, le t'i ndjekin. Ne do t'i ndjekim kërkesat e qytetarëve", deklaroi Mickoski.
Ai paralajmëroi se të martën, më 3 dhjetor, në Bruksel do të ketë takim bilateral me kryetarin e ri të Këshillit të Evropës. ab/
Foto: МIА