• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mickoski: Nuk duhet kushtuar rëndësi retorikës e cila vjen nga BDI-ja

Mickoski: Nuk duhet kushtuar rëndësi retorikës e cila vjen nga BDI-ja

Gostivar, 15 nëntor 2024 (MIA) - Kryeministri Mickoski e porositi opinionin më të gjerë dhe mediumet të mos i kushtojnë rëndësi retorikës me të cilën shërbehet BDI-ja. Ai deklaroi se ajo do të jetë edhe më e ashpër në periudhën që pason, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, për të komentuar kumtesën e fundit në të cilën ceket se koalicioni aktual qeveritar po kryen eksod të shqiptarëve nga institucionet shtetërore.

Ai konsideron se duke i kushtuar rëndësi një retorike të tillë, kjo nuk i sjellë asgjë të mirë qytetarëve.

"Kjo e iriton edhe qytetarët dhe partnerët tanë në komunitetin ndërkombëtar. Kjo punë nuk duhet të thjeshtësohet. Ka raste në MPB të pjesëtarëve të partive të caktuara politike dhe me përkatësi të ndryshme etnike e kanë keqpërdorur pozitën e vet dhe në mënyrë të paligjshme kanë dhënë leje për armë dhe dokumente të tjera. Normalisht, ata janë sanksionuar", tha kryeministri.

Ai pret që retorika negative të prëforcohet, të jetë më e ashpër dhe më irredentiste.

"Siç po arrijmë më afër kriminelëve, ajo retorikë do të jetë më e ashpër dhe më e përforcuar. Me arrestimet e para dhe proceset gjyqësore këto sulme do të jenë akoma më të përforcuara. Kjo është luftë me krimin, të cilën e lajmërova paraprakisht. Disa gjëra, ndoshta shkojnë më ngadalë, por drejtësia është e ngadalshme, por vjen", tha Mickoski.

Ai konsideron se në BDI, për t'i mbrojtur pronat të cilat i kanë bërë disa anëtarë apo të afërt me partinë, e shfrytëzojnë këtë vegël dhe kërkoi që opinioni të mos i kushtojë rëndësi.

Mickoski konsideron se sundimi i BDI-së në dy dekadat e fundit ka kontribuuar për shpërnguljen e 150 mijë shqiptarë etnik nga vendi. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR