• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski njofton investime të reja nga nëntori

Mickoski njofton investime të reja nga nëntori

Shkup, 11 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret në nëntor të shpallin investime të reja. Bëhet fjalë për dy investime të cilat do të jenë zgjerimi i tashmë kapaciteteve ekzistuese të cilat punojnë në vend, si dhe për një investim të huaj për të cilin bisedat janë në fazën përfundimtare.

Investimi i ri i cili vjen nga një shtet evropian, siç tha Mickoski është në fazën përfundimtare të negociatave dhe kanë komunikim ditor me investitorin potencial.

"Në periudhën në vijim punojmë në tre investime të reja. Dy janë investime të përhershme të cilat tashmë punojnë tek ne dhe do të zgjerojnë portofolin e prodhimtarisë së tyre. Pres që në nëntor, ngadalë por me siguri t'i shpallim këto lajme pozitive për qytetarët. Për investimin prej 150 milionë eurosh jemi në fazën përfundimtare të negociatave me një vend të madh evropian që është anëtar i BE-së, jemi në garë për këtë investim. Ne komunikojmë me investitorin potencial çdo ditë dhe nëse kjo ndodh, do të jetë një hap i madh përpara për ne si shtet dhe si Qeveri", tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR