• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski nga Prilepi: Pres javën e ardhshme përparim serioz dhe definim të datës për zgjedhjet

Mickoski nga Prilepi: Pres javën e ardhshme përparim serioz dhe definim të datës për zgjedhjet

Prilep, 4 nëntor 2023 (MIA) - Pres javën e ardhshme të ketë përparim serioz në definimin e hollësive për procesin zgjedhor dhe definim të datës për zgjedhjet e ardhshme, dekalroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski gjatë qëndrimit të sotëm me aktivitete të partisë në terren, në Prilep.

Theksoi se tani po punohet në terren dhe në vendosjen e "koalicionit" me qytetarët në mëynrë që të dëgjihen kërkesat dhe neovojat e tyre dhe shtoi se nuk është hapur çështja për koalicionim me subjekte të tjera politike.

Për rastin "Onkologjia" Mickoski tha se ka veledrogeri të preferuar e cila furnizon shuma milionëshe të barërave, ndërsa nga ana tjetër ka kushte katastrofale ku ato aplikohen. Partia, tha, ka dokumentacion voluminoz dhe nga vitet e fundit, dhe jo deri në vitin 2021.

Prandaj, shtoi, kërkojmë të zgjerohet hetimi dhe puna edhe për atë periudhë. Është konstatuar se edhe krahas rezervave të mëdha milionëshe të barërve, kjo nuk i ka penguar kompetentët edhe nga MSH edhe nga Klinika e Radiologjisë të shpallin tenderë, ndërkaq ka edhe dilemë se si u jepet leja pacientëve terapia të aplikohet në institucione të tjera shëndetësore sepse transporti është specifik.

Gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep në kuadër të fushatës "Me rëndësi është! Prej teje varen ndryshimet" do të ketë më shumë aktivitete në terren. Mickoski përsëriti se mbi 250 milionë euro në vit do të rialokohen nga buxheti qendror drejt komunave. Në prilep në një mandat katërvjeçar do të investohen deri 34 milionë euro mes 8 dhe 8,5 milionë euro në vit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR