• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski nga Petroveci: Filloi ndërtimi i sallës së re sportive, do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe në të ardhmen, këtë e presin qytetarët nga ne

Mickoski nga Petroveci: Filloi ndërtimi i sallës së re sportive, do të vazhdojmë të ndërtojmë edhe në të ardhmen, këtë e presin qytetarët nga ne

Shkup, 22 gusht 2024 

Për mua është nder dhe kënaqësi  që sot jam i  ftuar  në këtë eveniment të bukur, fillimi i ndërtimit të një sallë të re sportive, të cilën e di se do ta shfrytëzojnë shumë fëmijë nga Komuna e Petrovecit dhe nga ky vendbanim.

Përgëzoj kryetarin e komunës, këshilltarët, Ministrinë dhe ministren, deputetët e këtij rajoni nga Njësia zgjedhore 3, që angazhohen, të cilët vazhdimisht propozojnë projekte, të cilët ne si Qeveri do t'i mbështesim edhe në të ardhmen. Kështu duhet të vazhdojë, këtë e presin qytetarët nga ne që të krijojmë, të ndërtojmë, dhe jo të shkatërrojmë.

Tashmë dallimi është evident, për më pak se 2 muaj Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia jote”, shumë nga projektet që prisnin në të kaluarën po bëhen realitet.

Edhe një herë ju përgëzoj të gjithëve dhe uroj që sa më shumë fëmijë ta shfrytëzojnë këtë sallë, këtë objekt sportiv, për shkak se me sportin praktikisht krijohet një frymë e bukur te çdo fëmijë dhe në këtë mënyrë do të thoja krijohen dhe personalite  të ndershme dhe korrekte. 

Edhe një herë urime, le të jetë me fat dhe le të shtohen edhe më shumë objekte të këtij lloji.

 

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR