• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski nga Brukseli: Vendi ynë është në BE, të jemi anëtare e barabartë dhe e plotfuqishme

Mickoski nga Brukseli: Vendi ynë është në BE, të jemi anëtare e barabartë dhe e plotfuqishme

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) – Sot jemi këtu në Bruksel që të dërgojmë porosi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Maqedonia si shtet e meriton vendin e tij me 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, dhe se vendi ynë është pikërisht këtu në tryezën e njëjtë bashkë me ato, sepse ne ndajmë vlera të njëjta dhe luftojmë për vlera të njëjta dhe besojmë në ato vlera, ndërsa ajo është që të jemi të bashkuar në dallime. 

Këtë e porositi nga Brukseli kryeministri Hristian Mickoski, i cili në kryeqytetin e Bashkimit Evropian po kryeson një delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, këshilltari i tij për punë të jashtme, ambasadori Markovski dhe shefi i kabinetit, Vladimir Neloski. 

Mickoski siç bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për informim të Qeverisë, ditën e punës sot e ka filluar me një takim dypalësh me zëvendëskryetaren e Komisionit Evropian dhe përgjegjëse për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Kaja Kallas. 

“Në takim biseduam për të gjitha ato frikëra dhe gjithçka që ne si vend dhe si popull duhej të bënim në të kaluarën në emër të atyre vlerave të njëjta evropiane dhe se nuk duhet më kurrë, jo vetëm për ne, por edhe për vlerat që i ndajmë me Bashkimin Evropian duhet të bisedojmë për çështje dypalëshe, çështje identitare dhe askush më nuk do të ketë të drejtë të kontestojë identitetin tonë shekullor dhe gjuhën tonë amtare maqedonase, e cila ka rrënjë shekullore”, theksoi Mickoski.

Vizita vazhdon me takime dypalëshe të kryeministrit Mickoski me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk i cili do të jetë kryesuesi i ardhshëm i Bashkimit Evropian, është paraparë edhe takim dypalësh me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez, pas çka do të marrë pjesë edhe në Samitin zyrtar të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. 

“Pres përshtypje vërtet pozitive, ne jemi këtu për të mbrojtur interesat maqedonase, identitetin maqedonas dhe në të njëjtën kohë të dërgojmë porosi se vendi ynë, tashmë e kemi konfirmuar disa herë dhe e meritojmë, është pikërisht këtu që të jemi të anëtare e barabartë dhe të plotfuqishme e Bashkimit Evropian”, thotë kryeministri Mickoski.

Zbatimi i Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor, përpjekjet për integrim rajonal, si dhe mundësitë për avancimin e mëtejshëm të integrimit gradual mes Bashkimit Evropian dhe rajonit, do të jenë tema kryesore e Samitit të sotëm BE-Ballkani Perëndimor.

Në darkën e punës të Samitit, liderët do të bisedojnë edhe për kontekstin gjeopolitik dhe sfidat të cilat e prekin BE-në dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, i cili do të kryesojë me Samitin, në ftesën për tubimin thekson se “konteksti i tanishëm gjeopolitik kërkon që të jepet momentum i ri në punën e BE-së me vendet e rajonit”. 

Nesër, kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (PPE), i cili do të mbahet para takimit të shefave të shteteve ose qeverive të anëtareve të BE-së. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR