• e mërkurë, 21 janar 2026

Mickoski nga Brukseli: Ne shumë kohë më parë meritonim të ishim në BE, por nuk jemi pjesë e saj për arsye artificiale.

Mickoski nga Brukseli: Ne shumë kohë më parë meritonim të ishim në BE, por nuk jemi pjesë e saj për arsye artificiale.

Bruksel, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Mirë është kur Ballkani Perëndimor është në shënjestër të Bashkimit Evropian dhe kjo është inkurajuese edhe për qytetarët e rajonit, sepse në këtë mënyrë ata tregojnë interes për të ardhmen tonë të përbashkët, deklaroi sonte kryeministri, Hristijan Mickoski gjatë arritjes në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel. 

Ballkani Perëndimor, potencoi kryeministri, gjeografikisht i përket Evropës dhe është logjike që ai të integrohet në kuadrin e Bashkimit Evropian. 

"Ne si shtet e meritonim këtë shumë kohë më parë, sepse rruga jonë filloi 25 vjet më parë, por për shkak të, do të thoja, arsyeve artificiale ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane", theksoi Mickoski.

Ai theksoi se shteti dhe Qeveria janë të përkushtuara për të ofruar gjithçka që nevojitet në procesin e anëtarësimit në BE, por jo për shkak të vetë procesit, por, para së gjithash, për shkak të qytetarëve të Maqedonisë, sepse ata e meritojnë këtë.

"Kështu kemi punuar deri më tani, dhe kështu do të vazhdojmë dhe më tutje. Presim që çështjet dypalëshe të mos jenë pengesë për ne, por përkundrazi nga fqinjët tanë presim mbështetje në ambicien tonë për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, është të jemi të vlerësuar sipas arritjevetë, ndërsa jo sipas çështjeve dypalëshe", shtoi kryeministri Mickoski. 

Në Samit, liderët e vendeve anëtare të Unionit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutojnë për partneritetin e tyre strategjik të ndërsjellë, integrimin gradual të rajonit në BE, Planin e Rritjes, si dhe për çështjet e jashtme, sigurinë dhe mbrojtjen. 

Siç u theksua në paralajmërimin e mbledhjes, Samiti përfaqëson një mundësi për demostrimin dhe konfirmimin e forcës së marrëdhënies strategjike midis Unionit dhe rajonit dhe të përfitimeve që ajo u sjell qytetarëve. rq/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR