• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski nga Berlini: Kancelari Shollc konfirmoi se Gjermania është aleate e jona e fuqishme dhe partnere në integrimet evropiane

Mickoski nga Berlini: Kancelari Shollc konfirmoi se Gjermania është aleate e jona e fuqishme dhe partnere në integrimet evropiane

15 tetor 2024 

Në margjinat e ditës së parë të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit” i cili zhvillohet në Republikën Federale të Gjermanisë kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski në intervistë për Televizionin e Maqedonisë i theksoi përshtypjet nga takimet e shumta me politikanët pjesëmarrës në ngjarje. 

Ai takimin me kancelarin gjerman Olaf Sholc e vlerësoi si mjaft produktiv dhe konfirmoi se Gjermania mbetet mbështetësja jonë e fuqishme dhe mbështetëse aktive. 

Porosia e cila këtu në Berlin erdhi te unë është se Gjermania mbetet mbështetësja jonë e fuqishme, aleate dhe partnere në procesin e integrimeve evropiane, theksoi Mickoski i cili shtoi se mbështetja e njëjtë ishte riafirmuar edhe nga liderët e tjerë të Qeverive dhe liderët politikë të cilët marrin pjesë në proces. 

Kryeministri Mickoski nga Berlini theksoi se para të pranishmëve i ka prezantuar edhe prioritetet e qeverisë. 

“Ky ishte një rast i mirë për të prezantuar planet tona në aspektin ekonomik dhe në pjesën e ambicies sonë për të qenë një udhëkryq në Ballkan, në kuptimin e të qenit një udhëkryq i flukseve energjetike, infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës hekurudhore, sepse si natyrshëm ashtu edhe jjeografikisht jemi ai kryqëzim i 2 korridoreve të rëndësishme evropiane, Korridorit 8 dhe Korridorit 10”, theksoi Mickoski.

Në pjesën e energjetikës kryeministri Mickoski theksoi se qëllimi është që shteti të bëhet energjetikisht i pavarur. 

“Qëllimi ynë politik dhe ekonomik është që deri në vitin 2026 të prodhojmë aq energji elektrike vendase sa konsumojmë, pra të jemi 0 importues të energjisë elektrike dhe deri në vitin 2027, me zbatimin e projekteve të këtij plani, të jemi eksportues” deklaroi kryeministri Mickoski. Në bisedimet për procesin e Berlinit e ngriti edhe çështjen e proceseve integruese evropiane të vendit.

Në pjesën e integrimeve evropiane edhe një herë e potencova qëndrimin e qeverisë se kemi dhënë shumë, edhe si popull edhe si shtet në dekadat e kaluara dhe se meritojmë mundësi që t’i fillojmë proceset pa kushte, se meritojmë t’i hapim kapitujt dhe t’i tregojmë kapacitetet tona për atë sa shpejtë do t’i mbyllim. 

Gjatë kësaj mbetem i përgatitur që të bisedoj me këdo që të gjejmë zgjidhje e cila në afat të gjatë do të nënkuptojë zgjidhje të vërtetë me fund të qartë, ndërsa fundi duhet të jetë anëtarësimi i Maqedonisë në kuadër të Bashkimit Evropian”, deklaroi nga Berlini kryeministri Hristian Mickoski. 

Për takimin me kancelarin Shollc, Mickoski theksoi se ai ishte jashtëzakonisht i dobishëm, miqësor dhe i sinqertë.

Në takim ishin shkëmbyer pozicione dhe qëndrime lidhur me këto, por edhe me çështje të tjera gjeostrategjike të cilat janë të rëndësishme për qytetarët e Maqedonisë. 

“Ne nuk e zhvillojmë diplomacinë me shtyllën kurrizore të përthyer, por e zhvillojmë diplomacinë në bazë të argumenteve. Ne nuk zhvillojmë diplomaci me të cilën do të pranojmë gjithçka që vihet në tryezë, por ne bëjmë diplomaci në të cilën do të mbrojmë interesat e qytetarëve tanë në atdheun tonë dhe në të njëjtën kohë do të punojmë me partnerët tanë.

Gjermania është mbështetësja jonë më e fuqishme, partnere e jona dhe jam i sigurt se bashkë do të mund t’i tejkalojmë të gjitha këto sfida të cilat janë para nesh dhe do t’i gëzohemi përfundimisht anëtarësimit të atdheut tonë në kuadër të Bashkimit Evropian”, deklaroi kryeministri Mickoski. 

Fotografia dhe video: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

 _________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR