• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Nevojitet takim i liderëve për datë të zgjedhjeve, mund ta caktojë edhe Xhaferi

Mickoski: Nevojitet takim i liderëve për datë të zgjedhjeve, mund ta caktojë edhe Xhaferi

Shkup, 7 tetor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski deklaroi se është koha për takim të liderëve, të cilin mund ta inicojë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në të kundërtën, thotë, është e mundur kriza kushtetuese.

"Ne për disa muaj prej sot do të kemi dy procese jashtëzakonisht të rëndësishme zgjedhore. Njëri është zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë dhe i dytë, ndërsa i dyti janë zgjehdjet parlamentare. Mendoj se disa muaj para atyre cikleve zgjehdore të mos ketë kurfarë aktiviteti politik është me të vërtetë pa përgjegjësi dhe kjo për herë të aprë ndoshta po ndodhë në skenën politike të vendit dhe prandaj unë dola me propozim ide për takim të liderëve. I dëgjova përgjigjet nga personat zyrtarë, nga Artan Grubi dhe Dimitar Kovaçevski për atë se çka mendojnë ata për atë. Por, kur flas për takim të liderëve mendoj në takim të liderëve në format në të cilin ne do të bisedojmë për data për zgjedhje sepse mund të hyjmë në krizë kushtetuese dhe më pas proceset të shkaktohen me kushtetutë, ndërkaq të jem më i sktë, të jenë edhe jokushtetuese", deklaroi Mickoski në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Veles në kuadër të fushatës "Është me rëndësi! Prej teje varen ndryshimet".

Mickoski shtoi se, një tkaim i këtillë i liderëve mund të organizohet edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

"Prandaj vlerësoj se disa muaj para zgjehdjeve është mirë të ulemi në një takim të liderëve ku do të ketë përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të opozitës. Ja, meqë i përmendin institucionet, do të ja një proopozim. le të jetë organizues Talat Xhaferi, le të jetë ai edhe në Parlament, edhe atje do të vij të bisedoj për datat e mundshme për zgjehdje, sepse, ndërkohë, duhet të gjithë ne të jemi të vetëdijshëm se dy festa të mëdha fetare siç janë Ramazani dhe Pashkët, ndërkaq atyre festave u paraprijnë edhe agjërimet, kështu që duhet ta përgatisim ambientin në mënyrë që të kemi me të vërtetë një proces të drejtë zgjedhor", potencoi Mickoski dhe shtoi se pret maturi dhe përgjegjësi nga pushteti. ab/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR