• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë

Mickoski: Ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë

Ohër, 18 mars 2023 (MIA) - Ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nën diktatin bullgar dhe në kësi rrethana nuk do të ketë, deklaroi sot në Ohër lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për koment lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për formimin e grupeve të punës për përgatitjen e tekstit të amendamenteve të Kushtetutës.

"Ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nën diktatin bullgar dhe në kësi rrethana nuk do të ketë. Atë që po e bën pushteti është proces që në fund do të godasë në mur, domethënë do të përfundojë pa sukses. Paralajmëruam se atë që ndërmarrin si obligim në emër të të gjithë neve, jo vetëm që nuk kanë kredibilitet, por nuk mund as fizikisht ta kalojnë. Atëherë ju kujtohet bënin disa përkujtime nga koha e Prespës, por i paralajmëruam se është kohë tjetër, se nuk është koha kur mund të dakordohen me disa ish struktura të shantazhuara politike që për fat të keq kanë funksionuar në VMRO-DPMNE. Tani nuk ka më të tillë", deklaroi Mickoski.

Навистина еден импозантен градежен зафат кој што можеби и со децении досега не бил случен. И овие проблеми кои што сега се решаваат се проблеми кои што со години стоеле нерешени.

Ai theksoi se nga pushteti kanë ardhur paralajmërime se procesi i ndryshimeve kushtetuese do të fillojë në shtator-tetor 2022 dhe kur kjo nuk ndodhi, pastaj si terminë e paralajëmruan deri në fund të dhjetorit, pastaj në shkurt, ndërsa tani fokusin po e zhvendosin në maj, qershor.

"Kjo nuk do të ndodhë as në maj e as në qershor, sepse ne kemi qëndrim parimor që nga fillimi. Ata krijuan problem që nuk mund ta zgjidhin, krijuan një problem që e kemi të gjithë ne dhe nëse vazhdojnë ta ndërlikojnë më tej dhe ky fatkeqësisht do të jetë një problem i madh për të gjithë qytetarët dhe për Maqedoninë si shtet. Por unë ju premtoj se për gjithçka që po bëjnë do të ketë përgjegjësi, menjëherë pasi qeveria e re e VMRO-DPMNE-së ta marrë përgjegjësinë në qeveri", ka thënë Mickoski.

Foto: VMRO-DPMNE/Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR