• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Ndryshime kushtetuese nën këto rrethana nuk do të ketë, këto çështje do t'i them edhe në takimin e liderëve

Mickoski: Ndryshime kushtetuese nën këto rrethana nuk do të ketë,  këto çështje  do t'i them edhe në takimin e liderëve

 Kavadar, 31 maj 2023 (MIA) - Nuk jam njeri që flas me doreza, por hapur , dhe i them gjërat ashtu siç janë. Kemi një pushtet që është në rënie, anarki totale në institucione, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së në tribunën e sotme në Kavadar të titulluar “Politikat për zhvillimin e sektorit energjetik”.

 Sipas tij, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në katër vitet e kaluara e më shumë e ka humbur mundësinë me veprimet e tij  të jetë president i të gjithë qytetarëve  dhe ka treguar se është president vetëm  i atyre pak që ende e mbështesin.  

 

 

"Unë nuk e kam problem me korridoret që do të ndërtohen, por e kam problem dhe gjithmonë do ta kem me grabitjen që bëhet mbi kurrizin e këtij populli në emër të atyre korridoreve. Unë nuk e kam problem se cila kompani do t'i ndërtojë korridoret, por po, kam problem me kriminelët në qeveri të cilët nënshkruan  një marrëveshje me vetëdije  duke e vënë   Maqedoninë në skllavëri borxhi. Edhe të kem problem me atë që ata edhe nga kjo marrëveshje  duan të bëhen më të pasur derisa populli varfërohet. Dhe le të mos gënjehen me ato porosi nga  pushteti ja shikoni tani çfarë do t'i bëjnë të huajt VMRO-DPMNE-së sepse  po flasin për marrëveshjen. Gjithashtu edhe të huajt, miqtë tanë nga bashkësia ndërkombëtare nuk e  duan krimin dhe të huajt nuk e mbështesin korrupsionin. Nuk ka raport të ndonjë institucioni ndërkombëtar  i cili nuk konstaton korrupsion të lartë në institucione", tha mes tjerash Mickoski.

 Shtoi se është koha që BDI-ja ët shkojë në opozitë dhe të reformohen. 

"Besoj se kjo gjeneratë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni së bashku me mua, me udhëheqësinë e partisë e mban barrën më të madhe të mos lëshojë pe para të gjitha presioneve dhe bindjeve për ndryshime kushtetuese sepse nuk guxojmë ta zhgënjejmë popullin. Dhe ju them se ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar dhe nën këto rrethana nuk do të ketë. Këto gjëra të cilat tani po i flas të njëjtat do t'i them edhe në takimin e liderëve që nga pushteti paralajmërojnë se do të ndodhë", porositi nga Kavadari kryetari i VMRO-DPMNE-së. 

 Mickoski konsideron se nuk është korrekte që ndryshmet kushtetuese po udhëtojnë drejt  Kuvendit, siç tha ai, të shkruara të përgatitura, sipas modelit bullgar, ndërsa kryeministri kërkon takim të liderëve. Ai theksoi se nevojitet dorëheqja e qeverisë, që populli të dalë masivisht në zgjedhje dhe të zgjedhë të ardhmen. 

 

  

Foli edhe për blerjen e rrushit për çmime më të larta, për kushtet për punë të bujqve, për sistemet për ujitje.  

 Gordana Dimitrieska Koçoska në tribunën e sotme në Kavadar,  tha se nuk është bërë asgjë për energjetikën  dhe kujtoi dislokimin e lumit Temnica në REK Osllomej,  me çfarë,  siç nënvizoi, sigurohen 8 milionë tonë shtesë qymyr dhe u zgjat jetëgjatësia për gati 10 vjet.

 

Sipas kryetarit Mitko Jançev, Kavadari po zhvillohet në çdo fushë, ndërsa infrastruktura  është pasqyrë e komunës. 

 Jançevi u përqëndrua edhe në atë se nga programi i dytë zgjedhor, deri më tani janë realizuar mbi 70 për qind e të gjitha projekteve. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR