• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Nëse ka indikacione për shkelje të të drejtave punëtore, të shihen provat dhe të reagohet

Mickoski: Nëse ka indikacione për shkelje të të drejtave punëtore, të shihen provat dhe të reagohet

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në deklaratë për media në lidhje me informacionet nga "Punëtori i zëshëm i tekstillit" se në periudhën e kaluar është evidentuar shkelje e të drejtave punëtore dhe mosrespektim i Ligjit për e diel ditë jopune, tha se nëse ka me të vërtetë indikacione të tilla, duhet parë provat dhe të reagohet.

"Nëse me të vërtetë ka shkelje të tilla, për të cilat flasin nga "Punëtori i zëshëm i tekstillit", duhet urgjentisht të ulemi dhe të shohim se cilat janë provat dhe të flasim menjëherë. Nuk është kjo vetëm temë lokale. Kjo duhet të jetë edhe temë kombëtare", tha Mickoski.

Kryetarja e "Sindikatës së zëshme" Kristina Ampeva sot në konferencë për media informoi se në periudhën e kaluar janë shënuar shkelje të të drejtave punëtore në Shtip, Manastir, Sveti Nikollë dhe Makedonska Kamenicë. Një pjesë e punëdhënësve, ashtu siç theksoi, nuk e kanë respektuar ligjin e diel ditë jopune. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR