• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski në takimin me Krishton ofroi ndihmë pas stuhisë që goditi Bosnje e Hercegovinën

Mickoski në takimin me Krishton ofroi ndihmë pas stuhisë që goditi Bosnje e Hercegovinën

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili sot po merr pjesë në samitin "Ukrainë - Evropa Juglindore" në Dubrovnik, pati takim me Borjana Krishton, kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Mickoski në profilin e tij në Fejbuk kumtoi se në takim ka shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Qeverisë së Maqedonisë për viktimat dhe të vdekur nga stuhia në BeH.

-Понудив помош и отворена понуда за работите за кои може Македонија да помогне низ европскиот механизам за помош при непогоди. Солидарноста е важна работа!, напиша Мицкоски на Фејсбук. 

"Ofrova ndihmë dhe ofertë të hapur për gjërat me të cilat mund të ndihmojë Maqedonia përmes mekanizmit evropian për ndihmë nga fatkeqësitë. Solidariteti është gjë e rëndësishme!”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. ls/ 

Foto: FB Hristijan Mickoski

 

QËNDRONI TË LIDHUR