• e martë, 24 dhjetor 2024

Mickoski në Samitin e EPP-së: Pjesëmarrja në ngjarje të tilla ndërkombëtare është çelësi për forcimin e pozitës së vendit në kontekstin evropian

Mickoski në Samitin  e EPP-së: Pjesëmarrja në ngjarje të tilla ndërkombëtare është çelësi për forcimin e pozitës së vendit në kontekstin evropian

Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se ka pasur nderin të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku janë mbledhur liderë të shquar, përfaqësues të partive dhe vendimmarrësit kryesorë nga e gjithë Evropa.

"Samiti ishte platforma për shkëmbim të mendimeve dhe ideve për të ardhmen e Evropës, veçanërisht më bënë krenar fakti që Maqedonia mbetet pjesë e këtyre bisedimeve dhe partneriteteve strategjike. Pjesëmarrja jonë aktive në ngjarje të tilla ndërkombëtare është kyçe për forcimin e pozitës së vendit tonë në kontekstin evropian dhe për të kontribuar në vizionin e përbashkët për një Evropë të qëndrueshme dhe prosperuese", ka shkruar Mickoski. 

 

Bisedat dhe debatet në Samit, njoftoi ai, ishin të rëndësishme për drejtimin e politikave të ardhshme, ndërsa edhe më të rëndësishme, për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

 Paraprakisht, Mickoski në Fejsbuk ka shkruar se është i bindur se takimet e tilla janë e një rëndësie të madhe për përparimin e mëtejshëm të Maqedonisë në rrugën e saj evropiane.

 

"Edhe një hap përpara drejt qëllimeve tona të përbashkëta për stabilitet, rritje të ekonomisë dhe prani më të fortë në skenën ndërkombëtare", ka shkruar Mickoski. Sot marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropian në Bruksel. Bisedojmë për bashkëpunimin e thelluar, iniciativat rajonale dhe perspektivat evropiane. Kjo është një mundësi për të lobuar për interesat e Maqedonisë dhe për të ardhmen e vendit si pjesë e familjes evropiane", publikoi paraprakisht kryeministri. qa/

Foto: Fejsbuku i kryeministrit Hristijan Mickoski

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR