• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Skot Hejzlet: Qeveria është e korruptuar dhe nuk zbaton reforma, duhen zgjedhje

Mickoski në takim me Skot Hejzlet: Qeveria është e korruptuar dhe nuk zbaton reforma, duhen zgjedhje
 
 
Shkup, 15 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i opozitës VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sot realizoi takim me Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë i Institutit Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI) në vend, ku u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për qëllimet strategjike të shtetit.
 
"Mickoski e informoi Skot Hejzlet për nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit dhe keqpërdorimit të institucioneve nga qeveria e LSDM-së dhe Dimitar Kovaçevskit, duke theksuar se gjendja në vend po përkeqësohet për shkak se qeveria nuk po zbaton asnjë reformë dhe e gjithë kjo kontribuon edhe në prapambetjen dhe varfërimin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, dhe për këtë, ai theksoi se nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të sjellin ndryshime dhe ardhmëri për qytetarët", deklaroi VMRO-DPMNE.
 
 
Nga partia theksuan se Mickoski edhe një herë e ka konfirmuar qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se negociatat e Maqedonisë së Veriut për hyrje në Bashkimin Evropian duhet të zhvillohen në bazë të parimeve dhe vlerave evropiane, e jo në shantazh dhe diktim të autoriteteve bullgare.
 
"Mickoski u falënderua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme nga NDI, ndërsa bashkëbiseduesit konstatuan se ekziston mundësia për promovim të mëtutjeshëm", shtuan nga VMRO-DPMNE. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR