• e enjte, 18 korrik 2024

Mickoski në takim me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, konfirmohet përkrahja nga SHBA-ja

Mickoski në takim me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, konfirmohet përkrahja nga SHBA-ja

Shkup, 9 korrik 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka realizuar më shumë takime bilaterale me përfaqësues të lartë amerikanë në Uashington, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Gjatë ditës së djeshme, Mickoski së bashku me delegacionin e Qeverisë, si dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi kanë realizuar takim me kongresmenët Pit Seshën, Robert Aderholt, Xho Uilson, Xhon Mulenar, si dhe me Xhejms Xhons, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të Barak Obamës.

Në takimin nga të dy palët janë potencuar marrëdhëniet e mira bilaterale me SHBA-në.

U bisedua për mundësinë për shfrytëzimin e potencialeve ekonomikë dhe përkrahjen politike në realizimin e interasave strategjike të shtetit.

"Do të hyjmë në një cikël investues për projekte serioze kapitale në infratsrukturë, energjetikë dhe shumë sfera tjera", tha Mickoski.

Njëheri u potencua se një prej caqeve kryesore paraqet lufta kundër krimit të të organizuar dhe korrupsionit. Nga ana e kongresmenëve është shprehur përkrahja e fuqishme për Maqedoninë e Veriut, si mik dhe aleat i fuqishëm i SHBA-së. bsh/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR