• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike

Mickoski në takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike

Shkup, 30 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët e partisë, Timço Mucunski dhe Vlado Misajlovski, ka pasur takim me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms O'Brajan.

Në takim, siç njoftuan nga VMRO-DPMNE, bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e mira dhe nevojën e shfrytëzimit të përfitimeve nga partneriteti strategjik me SHBA-në.

Mickoski theksoi se përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian, interesi strategjik i shtetit është edhe mbrojtja e simboleve kombëtare dhe identitare të popullit maqedonas dhe të Maqedonisë.

Mickoski pohoi nevojën për një luftë serioze kundër korrupsionit dhe krimit si dhe domosdoshmërinë e reformave sistematike që do të përmirësojnë standardin e shtetit.

Bashkëbiseduesit trajtuan edhe disa çështje me rëndësi rajonale. sa/

Foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR