• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Dreksklerin: Angazhimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë integrimi evropian, zhvillimi ekonomik dhe luftimi korrupsionit

Mickoski në takim me Dreksklerin: Angazhimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë integrimi evropian, zhvillimi ekonomik dhe luftimi korrupsionit

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Angazhimet e qeverisë së VMRO-DPMNE-së janë integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ka theksuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadoren e Republikës federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, kumtoi VMRO-DPMNE.

Në takimin, në të cilin mori pjesë edhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski, Mickoski tha se është e nevojshme që vendi të vihet në rrugë të shpejtë drejtë BE-sl, por edhe të përshpejtohet zhvillimi ekonomik dhe të përmirësohet standari i jetës së qytetarëve.

 

"Lufta kundër krimit dhe korrupsionit është kyçe, sepse qeveria e LSD-së dhe BDI-së e ka degraduar vendit me të gjitha bazat, ndërsa më së shumti në atë fushë. VMRO-DPMNE do të punojë për të gjithë qytetarët e vendit, jo si SDS dhe BDI", theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së. ls/

Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR