• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski në takim me Bajerin: Zgjedhjet janë një shans për ndryshim

Mickoski në takim me Bajerin: Zgjedhjet janë një shans për ndryshim

 Shkup, 16 prill 2024 (MIA)  - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka pasur takim me  Piter Bajerin, deputet në Bundestagun gjerman, ku ka biseduar për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Mickoski, siç njofton shërbimi për shtyp i partisë, e ka informuar Bajerin se është në vijim fushata për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për dy ditë do të fillojë fushata edhe për zgjedhjet parlamentare. 

Potencoi se kandidatja e VMRO-DPMNE-së, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, është zgjedhja më serioze për kreun e shtetit, sepse sipas tij, ajo është një person me parime e cila do të ketë sukses ta bëjë Maqedoninë vend krenar si në planin e brendshëm asht edhe në plani e jashtëm. 

 Lidhur me fushatën presidenciale, Mickoski shtoi se Siljanovska Davkova po përballet me një sërë ofendimesh dhe përhapje të gjuhës së urrejtjes nga presidenti aktual i shtetit nga  LSDM, Stevo Pendarovski.

Mickoski shprehu shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet Maqedonia, duke shtuar se shuplaka e fundit për qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së është pikërisht raporti i Fridom Haus, ku theksohet se Maqedonia nuk ka bërë asnjë përparim në luftën me korrupsionin, si dhe se institucionet nuk janë në shërbim të qytetarëve, qëndron në kumtesë. 

 Sipas tij, për shkak të gjendjes kaq të keqe në të cilën ndodhet shteti, qytetarët do të zgjedhin ndryshime më 24 prill dhe 8 maj.

 

QËNDRONI TË LIDHUR