• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski në Samitin evropian në Salcburg: E ardhmja e Maqedonisë është në BE, përkushtimin e kemi dëshmuar me shumë lëshime dhe hapa

Mickoski në Samitin evropian në Salcburg: E ardhmja e Maqedonisë është në BE, përkushtimin e kemi dëshmuar me shumë lëshime dhe hapa

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot kishte panel dhe fjalim të vetin në Samitin evropian në Salcburg dedikuar të ardhmes dhe reformave në Bashkimin Evropian.

Ngjarja në organizimin e Intsitutit të rajoneve të Evropës (IRE), Kongresit Evropian, me rreth 700 të ftuar dhe mbi 600 folës nga e gjithë Evropa, këtë vit mbahet për të 20-n herë me moton "BE: nuk ka të ardhme pa reforma".

Mickoski në Fejsbuk publikoi se në fjalim ka thksuar se e ardhmja e Maqedonis është në Bashkimin Evropian dhe në këtë rrugë shteti ka bërë shumë lëshime dhe hapa, që e tregojnë përkushtimin e saj drejt të ardhmes evropiane.

"Ajo që mungon është vullneti i përcjellë me vepra që rajoni me të vërtetë të kalojë nga korridoret e pritjes evropiane drejt realizimit të së ardhmes evropiane. E ardhmja e rajonit është në rilidjen ekonomike dhe politike dhe ndërlidhjen mes vete. Luftojmë që kompanitë maqedonase të dalin jashtë kufijve, që ta ndihmojmë eksportin dhe të tërheqim kapital të huaj. Deri më tani në këtë periudhë të shkurtër kemi treguar rezultate, ndërsa së bashku do të bëjmë shumë më tepër", theksohet në publikimin e kryeministrit Mickoski.        

Ai mori pjesë në një darkë mbrëmë, me ftesë të prefektit të Salcburgut dhe kryetarit të Institutit të rajoneve evropiane, Franc Shausberger.

"Me bashkëbiseduesit i kam përcjellë angazhimedt dhe synimet tona drejt rrugës evropiane të Maqedonisë. Evropa duhet të hapë dyert për vendet që bëjnë hapa përpara", ka shkruar Mickoski në FB.

Të martën ai do të ketë një takim me presidentin e Austrisë, Aleksander Van der Belen dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Aleksander Shalenberg. mb/

Foto: FB i Mickoskit

QËNDRONI TË LIDHUR