• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski: Në rast kontesti për Marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" do të vlejë legjislatura anglo-saksone

Mickoski: Në rast kontesti për Marrëveshjen me

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski sot vlerësoi se Marrëveshja me "Behtel dhe Enka" për ndërtimin e korridoreve është skandaloze për njëqind arsye. Duke i cituar disa pjesë të Marrëveshjes tha se në rast kontesti për të do të vlejë legjislatura anglo-saksone. Ky, siç deklaroi Mickoski, është model anglo-sakson, ne kemi model kontinental dhe janë jokompatibil me njëri-tjetrin.

Mickoski tha se Marrëveshjen e kanë marrë nga informatorë dhe se nuk e di nëse është Marrëveshja e njëjtë që kërkojnë të publikohet, por paralajmëroi se do të publikohen pjesë, ndërsa Qeveria të përgënjeshtrojë në qoftë se nuk është ashtu.

"Ekziston një element në Marrëveshje që thotë: Ligji të cilit i nënshtrohet kjo Marrëveshje është ligji i Anglisë dhe Uellsit. E kemi analizuar Marrëveshjen si të “Aktor” dhe “Sinohydros”. Të dyja janë të lidhura me legjislacionin e Maqedonisë. Pse është kjo e rëndësishme? Sepse legjislacioni i vendit në të cilin u zhvillua ky projekt do të jetë i rëndësishëm gjatë kontesteve dhe arbitrazhit. Ndryshe nga ato dy projekte, për këtë projekt legjislacioni i zbatueshëm në rast kontesti do të jetë legjislacioni i Anglisë dhe Uellsit. Është një model anglo-sakson i sistemit juridik dhe ne kemi një model kontinental. Janë jokompatibil me njëri-tjetrin, dhe nëse nesër kemi ndonjë kontest dhe do të kemi sepse në vetë Marrëveshjen nuk ka çmime që mund t'i shohim për të paktën 30 zëra, atëherë do të duhet të dalim para Organizatës ekonomike ndërkombëtare në Paris dhe ta udhëheqim këtë kontest dhe atëherë avokatët nga Maqedonia janë të pazbatueshëm sepse legjislacioni i Maqedonisë nuk vlen, por ai i Anglisë dhe Uellsit", deklaroi Mickoski, pas hapjes së shtabit të Komitetit të qytetit të VMRO-DPMNE-së në qendër të Shkupit.

Për të është kontestues edhe ajo se, siç pohon, përveç në fjalët kyçe në fillim të Marrëveshjes askund nuk është fjala FIDIK, standardi ndërkombëtar sipas së cilit realizohen marrëveshjet ndërkombëtare.

I bëri thirrje kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski për të cilin tha se organizohet prezentim i Marrëveshjes nga zëvendëskryeministri Artan Grubi, të lejojë edhe grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së të jetë i pranishëm dhe ta prezentojë qëndrimin para afaristëve. Nuk kemi ftesë të tillë dhe shpresojmë se gjatë ditës së nesërme do të marrim, tha Mickoski.

Paraprakisht sot, nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së të cilët posedojnë certifikata sigurie i dërguan kërkesë me shkrim kryeministrit, Dimitar Kovaçevski për ta dorëzuar Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d. Qëndrimi i kryeministrit është se Marrëveshja është me një shkallë të caktuar kofidencialiteti, ndërsa atë do të mund ta shqyrtojë Prokuroria Publike.

QËNDRONI TË LIDHUR