Mickoski: Në përgatitje 17 projekte me vlerë 650 milionë euro, bujqësia me rezultate rekord
- Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia është në një fazë të zhvillimit të intensifikuar ekonomik, me një valë të re investimesh të huaja dhe rezultate të rëndësishme në bujqësi. Sipas tij, është në proces zbatimi ose marrëveshja përfundimtare e disa projekteve strategjike, ndërsa bujqësia po bëhet përsëri një nxitës i fortë i ekonomisë.
Shkup, 21 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Maqedonia është në një fazë të zhvillimit të intensifikuar ekonomik, me një valë të re investimesh të huaja dhe rezultate të rëndësishme në bujqësi. Sipas tij, është në proces zbatimi ose marrëveshja përfundimtare e disa projekteve strategjike, ndërsa bujqësia po bëhet përsëri një nxitës i fortë i ekonomisë.
Mickoski theksoi se Qeveria po punon në mënyrë aktive për të tërhequr investitorë të rinj dhe shumica e projekteve janë tashmë në fazën përfundimtare.
"Aktualisht, afërsisht 17 projekte janë në fazën fillestare të zbatimit, ose në fazën e nënshkrimit të marrëveshjeve për ndihmë shtetërore e të ngjashme, me një vlerë totale prej mbi 650 milionë euro, të cilat duhet të sigurojnë afërsisht midis 4.500-5.000 vende të reja pune, dhe pres që këtë vit shumica e këtyre projekteve të nisin me prodhim, gjë që do t'i shtojë vlerë edhe produktit të përgjithshëm bruto të vendit, dhe sa më i lartë të jetë, aq më shumë para do të kemi për të realizuar këtë lloj investimi kapital", deklaroi kryeministri pas inspektimit të ndërtimit të autostradës Gostivar-Bukojçan (Korridori 8).
Ai shtoi se përveç ZZHTI-së, po realizohen edhe projekte investimi jashtë zonave.
"Në këtë moment po punojmë në këto 17 projekte vetëm përmes ZZHTI-së, dhe ka edhe projekte në të cilat po punojmë që janë jashtë ZZHTI-së, siç është investimi Alkazar në Maqedoninë Lindore, i cili është në fazën e miratimit të ndërtimit. Pres që zbatimi i këtij investimi, i cili vlen gjysmë miliardi dollarë, të fillojë në terren diku në pranverë", shtoi kryeministri.
Ai vuri në dukje se bujqësia po përjeton një kthesë pozitive dhe po bëhet një shtyllë serioze ekonomike, veçanërisht në tremujorin e fundit të vitit.
"Rezultatet në bujqësi në tremujorin e katërt janë vërtet mbresëlënëse, me shumë se dyfish më i madh është eksporti në bujqësi se importi i produkteve bujqësore. Vetëm në tremujorin e katërt kemi rreth 12,5 miliardë denarë, që është një shifër vërtet mbresëlënëse, krahasuar me të gjithë vitin, kemi mbi 450 milionë euro eksport të produkteve bujqësore, krahasuar me rreth 200 milionë import", tha ai.
Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë bujqit e vërtetë.
"Bujqësia po bëhet përsëri një nxitës i madh i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Fatkeqësisht, kemi zbuluar se disa nga njerëzit që deklarohen si fermerë në fakt po i keqpërdorin subvencionet. Në programin e ri, mbështetja do të merret nga fermerë të vërtetë, të cilët në të vërtetë prodhojnë dhe kontribuojnë", theksoi kryeministri. ls/
Foto: Qeveria