• e mërkurë, 17 korrik 2024

Mickoski: Në këtë përbërje parlamentare ndryshime kushtetuese nuk do të ketë

Mickoski: Në këtë përbërje parlamentare ndryshime kushtetuese nuk do të ketë

Shkup, 9 prill 2023 (MIA) - Qëndrimi im nuk ka ndryshuar. Në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime të Kushtetutës, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes për ndryshimet kushtetuese para fillimit të diskutimit në panel “32 vjet në anën e rinisë”.

Në lidhje me modelin maqedonas të Kushtetutës, Mickoski tha se modeli maqedonas mund të jetë vetëm model në të cilin do të ketë konsensus kombëtar maqedonas dhe për këtë çështje, siç tha ai, nuk kemi konsensus.

"Konsensusi është bërë kur Maqedonia po shitej. Ata e humbën atë moment. Tani u ofroj model të modifikuar maqedonas, të njëjtë me modelin kroat - një shtet anëtar i BE-së. Le të guxojnë dhe le të shkojmë më tej", tha Mickoski.

Ai ka përsëritur se ka presione, por, siç tha ai, të njëjtave po i kundërvihen me argumente. mb/

Foto: Fejsbuk printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR