Mickoski në hapjen e Shtëpisë së kulturës "11 Tetori" në Gazi Babë
- Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të Shtëpisë së kulturës "11 Tetori" në lagjen Çento në Komunën e Gazi Babës.
- Post By Besnik Shuki
- 08:55, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në lëshimin në përdorim të Shtëpisë së kulturës "11 Tetori" në lagjen Çento në Komunën e Gazi Babës.
Në shkurt vitin e kaluar kur filloi rikonstruimi, u potencua se Shtëpia e kulturës do të jetë në sipërfaqe prej 1.000 metrave katrorë. Investimi i përgjithshëm ishte 84.240.000 denarë, mjete të siguruara nga Qeveria.
Me këtë rast u theksua se objekti po ndërtohet sipas standardeve evropiane, do të jetë energjetikisht efikas dhe do të jetë tërësisht inkluziv me ashensor dhe me tualete për persona me nevoja të veçanta. Njëheri, ai do të ndahet në tre nivele: hapësira për bodrum, ku do të ketë dhomë grimi, gardëroba dhe tualete, pastaj, një kat përdhes, ku do të ketë: holl, biletari, galeri, tualet për persona me nevoja të veçanta, skenë dhe zyra, si dhe një kat ku do të ketë: bibliotekë, tualet për persona me nevoja të veçanta, dhomë projeksioni dhe zyra. bsh/
Foto: MIA Arkiv