Mickoski në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte
- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte, i cili do të akomodojë 84 fëmijë.
- Post By Sara Ademi
- 09:28, 4 janar, 2026
Shkup, 4 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në hapjen e kopshtit të ri për fëmijë në Sopishte, i cili do të akomodojë 84 fëmijë.
Kopshti i fëmijëve "Sonce", siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë ndodhet në një lokacion që do t’u shërbejë edhe banorëve të Sonje e Poshtme, Sonje e Epërme, Dobri Doll dhe Rakotinci.
Në të parashikohen çerdhe për përkujdesjen e fëmijëve nga 0 deri në 2 vjeç, si dhe dy grupe heterogjene për fëmijë nga 2 deri në 4 vjeç dhe një grup për fëmijë nga 4 deri në 6 vjeç.
"Objekti ka një sipërfaqe neto totale prej 362 m², e ndarë në tre salla aktivitetesh, një hapësirë për manifestime, pjesë administrative, si dhe pjesë ndihmëse teknike. Mjetet për ndërtimin e këtij kopshti janë siguruar nga Qeveria përmes Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, në vlerë prej 21.000.000,00 denarë", informon shërbimi për shtyp i Qeverisë. sa/
Foto: MIA arkivi