• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski në Fejsbuk: Për Jovanin shpifën rrejshëm vetëm se është djali im

Mickoski në Fejsbuk: Për Jovanin shpifën rrejshëm vetëm se është djali im

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski sot në Fejsbuk e akuzoi LSDM-në opozitare se ka përhapur gënjeshtra për udhëtimin e djalit të tij në kuadër të delegacionit shtetëror në SHBA, menjëherë pasi Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancë vërtetoi se ai në korrik të këtij viti nuk ka udhëtuar me shpenzime shtetërore në Samitin e NATO-s në Uashington, si dhe në Nju Jork. 

“Me vendimin e Komisionit Antikorrupsion u konfirmuan gënjeshtrat e LSDM-së. E akuzuan Jovanin, e gjykuan pa gjetur asnjë dëshmi. Ishte fajtor vetëm sepse është djali im. Mbetet hidhërimi për gënjeshtrat e LSDM-së dhe megafonët e tyre, veçanërisht që sulmuan një adoleshent i cili do të jetojë, mësojë dhe formohet si personalitet në një mjedis në të cilin shkabat politike nuk zgjedhin mjete dhe mënyrë në arenën politike. Dhe atëherë keni rrezik moral, të njëjtët ndërtojnë fat ndaj përfshirjes së huaj në politikë, sepse me fakte reale dhe argumente nuk munden. Por e vërteta fitoi. Në sjelljen time asnjëherë nuk kam shkelur ligj, ashtu edhe do të vazhdoj”, shkroi Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ndërsa ti bir..., shtoi në shkrim, të lutem më fal, nuk je ti fajtor që duhet ta përjetosh gjithë këtë. Do të jetojmë bashkë që të fitojmë për Maqedoninë dhe asnjëherë më kjo të mos i ndodhë asnjë adoleshenti në të ardhmen. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s dhe Fejsbuku i Mickoskit

 

QËNDRONI TË LIDHUR