• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mickoski në bisedime me përfaqësuesit e lartë të BE-së në Bruksel

Mickoski në bisedime me përfaqësuesit e lartë të BE-së në Bruksel

Shkup, 27 qershor 2023

Kemi biseduar rreth situatave aktuale në Maqedoni, nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit, promotori kryesor i të cilave është Qeveria e BDI-së e mbështetur nga partneri më i vogël i koalicionit LSDM. Pastaj folëm për dështimin e reformave, për të gjitha të këqijat që po ndodhin në arsim, shëndetësi, gjendjen e keqe të fermerëve, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimeve në Bruksel me përfaqësuesit e lartë të BE-së.

Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE është konsultuar me përfaqësuesit evropian për zgjidhje të mundshme.

"Jemi konsultuar me njerëzit, përfaqësuesit e lartë të BE-së, me njerëzit nga Parlamenti Evropian për zgjidhjet e mundshme që duhet të ndërmarrë qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së në drejtim të zgjidhjes së këtyre problemeve reale”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se fokusi i veçantë në bidesime ishte vendosur në kurrupsion

"Fokus të veçantë i kushtojmë nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit në vend dhe sesi duhet të sundojë ligji. Sot kemi një vend ku shohim se si sundojnë bandat e mbrojtura nga politikanët kriminelë dhe ligji sundon më së paku në Maqedoni”, theksoi Mickoski. 

Qendra për komunikim me publikun e VMRO-DPMNE-së

____________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR