• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski mori pjesë në fillimin e rikonstruimit të rrugës nga aksi rrugor Pelenicë - Draçevë

Mickoski mori pjesë në fillimin e rikonstruimit të rrugës nga aksi rrugor Pelenicë - Draçevë

Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski bashkë me kryetarin e Komunës Kisella Vodë, Orce Gjorgjievski, sot, mori pjesë në fillimin e rekonstruimit të rrugës nga aksi rrugor Draçevë drejt Manastirit “Pelenicë” në Komunën Kisella Vodë. 

Mickoksi theksoi se me projektin i cili është financuar nga Buxheti qendror i Qeverisë, do të shtohet vlerë në cilësinë e jetës së qytetarëve nga ky vendbanim. 

“Ky është një nga ato projekte që janë pjesë e projektit të financuar nga Qeveria, përkatësisht mjetet që janë rialokuar nga buxheti qendror drejt komunave, këtu, në Kisella Vodë, do të kemi edhe disa projekte të tilla, po përgatiten edhe projekte të tjera për periudhën që vijon, përkatësisht për thirrjen e ardhshme.  Jam i sigurt se me projekte si ky do të shtojmë vlerë në cilësinë e jetës së qytetarëve të këtij vendbanimi, të komunës Kisella Vodë, por siç tha kryetari i komunës edhe të komunës fqinje, Studeniçan.  
Ne vazhdojmë të realizojmë projektet e premtuara, punët e premtuara”, tha Mickoski.

Gjorgjievski theksoi se punohet për rikonstruim të plotë dhe zgjerimin e rrugës në gjatësi prej gati tre e gjysmë kilometra, e cila do të ketë shteg të këmbësorëve në gjithë shtrirjen. 

“Ky është një projekt shumë domethënës për banorët e Draçevës, por edhe për fqinjët tanë nga Komuna e Studeniçanit. Bëhet fjalë për rikonstruksionin dhe zgjerimin e plotë të rrugës nga Draçeva deri te Manastiri ‘Pelenicë’, praktikisht deri në kufirin me Komunën e Studeniçanit, në gjatësi prej tre kilometra e 400 metra, e cila do të ketë shteg për këmbësorë përgjatë tërë shtrirjes, ku qytetarët e Draçevës do të mund të rikrijohen. Po ashtu, në të kaluarën ajo që ka qenë problem për vendbanimin e Draçevës, që është mosrregullimi i ujërave atmosferike , kësaj radhe do të rregullohet me kanale, gypa për ujëra atmosferikë dhe bunarë në të gjithë shtrirjen”, tha Gjorgjievski. fc/

Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR