• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski mohon se opozita qëndron prapa protestave të pensionistëve

Mickoski mohon se opozita qëndron prapa protestave të pensionistëve

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski mohon se opozita qëndron prapa protestave të pensionistëve.

Mivkoski, lajmet qendrore të televizionit "Sitel", tha se Qeveria duhet seriozisht të qaset dhe të gjejë mënyrë për kërkesën e pensionistëve për rrijen lineare të pensioneve për 3.500 denarë.

"Problemi që është shkaktuar, nuk është instant, por problem që ekziston në pesë-gjashtë vitet e fundit. Si politikan duhet të gjejmë mënyrë që të baskohemi dhe t'u mundësojmë jetë dinjitoze si pensionistë", tha Mickoski.

I pyetur pse deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk kanë parashtruar nismë për kthimin e pagave të funksionarëve, Mickoski tha se kjo nuk është bërë sepse nismat e tyre nuk janë pranuar asnjëherë. 

"Përvoja tregon se sa herë paraqitet një nismë nga opozita, ajo refuzohet. Pas disa muajsh do të kemi një qeveri tjetër. Do të propozojmë ligj për rikthimin e pagave të zyrtarëve", tha Mickoski. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR