• e premte, 27 dhjetor 2024

Mickoski me urim për Ditën e Faljes: Falja është një vepër personale në të cilën njeriu i kapërcen dobësitë e tij

Mickoski me urim për Ditën e Faljes: Falja është një vepër personale në të cilën njeriu i kapërcen dobësitë e tij

Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në emër të tij dhe në emër të partisë u ka dërguar urim të gjithë besimtarëve ortodoksë me rastin e festës Dita e Faljes.

"Falja është një vepër personale në të cilën njeriu kapërcen dobësitë, mangësitë dhe gabimet që kemi të gjithë. Në thelbin më të thellë të gjithë kësaj është dëshira për të qenë më të mirë, më njerëzorë, për të dashur fqinjët tanë dhe për të luftuar për gjërat në të cilat besojmë. Në qendër të asaj lufte është e ardhmja e familjeve, miqve, njerëzve tanë, e ardhmja e Maqedonisë sonë. Dhe kjo kërkon vullnet dhe besim, fytyrë të pastër dhe shumë punë. Dhe në atë kontekst, asnjëherë nuk e kam të vështirë të kërkoj falje për gjëra që kanë mundur të jenë ndryshe dhe më të mira, nga të dashurit e mi, kolegët, nga njerëzit në të cilët besoj fort", thuhet në urimin e Mickoskit.

Është njerëzore dhe e drejtë, shton ai, të kërkosh falje nga ata që kanë rëndësi për personin. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR