• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski me një mesazh të shkurtër për Snopçen, i cili paralajmëroi largim nga koalicioni qeveritar nëse miratohet Ligji për mbrojtësit

Mickoski me një mesazh të shkurtër për Snopçen, i cili paralajmëroi largim nga koalicioni qeveritar nëse miratohet Ligji për mbrojtësit

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Pas deklaratës së Halil Snopçes, nënkryetar i "VLEN" se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse miratohet Ligji për mbrojtësit, sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve, se si planifikon ta zgjedhë këtë, u përgjigj shkurt "Pastë fat".

Kryeministri ishte me të njëjtën përgjigje edhe për pyetjen rreth deklaratës së djeshme të liderit të opozitës BDI, Ali Ahmeti, i cili paralajmëroi protesta dhe reagoi për heqjen e balancerit. 

"Gjithashtu edhe atij i uroj shëndet të mirë dhe pastë fat", deklaroi Mickoski. 

Lidhur me deklaratën e deputetes së LSDM-së, Slavjanka Petrovska, e cila është propozuese e Ligjit për mbrojtësit dhe i bëri thirrje kryeministrit të veprojë njësoj si me Ligjin për kredinë hungareze, tha se deputetja Petrovska nuk i kupton procedurat parlamentare dhe se ai si person nuk funksionon në parimin e kërcënimeve.

"Jam i befasuar nga një profesor që përdor një fjalor të tillë kërcënimesh. Mendoj se ky është vendimi i tij. Nuk e di nëse dhe kur do të vijë Ligji për mbrojtësit, nuk varet nga unë. Unë jam megjithatë kryetar i Qeverisë. Por kur të vijë do ta ketë mbështetjen tonë," theksoi Mickoski.

Në pyetjen e një gazetari se a do ta thërrasë kryetarin e Kuvendit që ta mbledhë Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini për Ligjin për mbrojtësit, Mickoski tha se po e thërret, sepse këtë po e kërkon LSDM.

Propozim-ligji për mbrojtësit është në procedurë parlamentare dhe duhet të kalohet me procedurë të shkurtuar, por ka ngecur në Komisionin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, sepse kryetarja e Komisionit Ilire Dauti nga radhët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI-ja, nuk cakton seancë. ls/ 

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR