Mickoski me mesazh për Ditën Botërore për rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin: Si Qeveri detyra jonë është të krijojmë një shoqëri në të cilën çdo fëmijë do të ketë mundësi të barabarta
- Dita Botërore për rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin na kujton se forca e vërtetë e një shteti nuk është vetëm në institucionet e tij, por në zemrën e popullit të tij. Në mënyrën se si i pranojmë dallimet dhe si kujdesemi për njëri tjetrin, theksoi kryeministri Hristian Mickoski me rastin e 2 prillit - Ditës Botërore të rritjes së ndërgjegjësimit për autizmin.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:50, 2 prill, 2026
Shkup, 2 prill 2026 (MIA) - Dita Botërore për rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin na kujton se forca e vërtetë e një shteti nuk është vetëm në institucionet e tij, por në zemrën e popullit të tij. Në mënyrën se si i pranojmë dallimet dhe si kujdesemi për njëri tjetrin, theksoi kryeministri Hristian Mickoski me rastin e 2 prillit - Ditës Botërore të rritjes së ndërgjegjësimit për autizmin.
"Persona me autizëm nuk janë "të ndryshëm nga ne", ata janë pjesë e jona. Ata janë fëmijët tanë, fqinjët tanë, miqtë tanë. Ata janë pasqyra e ndërgjegjes sonë", publikoi Mickoski në Fejsbuk.
Si Qeveri, shtoi kryeministri, detyra jonë është që të krijojmë një shoqëri në të cilën çdo fëmijë do të ketë mundësi të barabarta, ndërsa dallimi do të njihet dhe respektohet si vlerë.
"Sot nuk flasim vetëm për ndërgjegjësim, flasim për veprim. Për arsim më të mirë, për shërbime që qasshme, për një jetë dinjitoze. Të jemi zëri i atyre që shpesh mbeten të padëgjuar. Të tregojmë se forca e një shteti matet me atë se sa kujdeset për më të cenueshmit e tij. 2 Prilli - Dita Botërore për rritjen e ndërgjegjësimit për autizmin", theksoi Mickoski në njoftim. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s