• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mickoski: Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen dhe këtu nuk kemi kurfarë dileme, por ajo është rrugë dykahëshe

Mickoski: Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen dhe këtu nuk kemi kurfarë dileme, por ajo është rrugë dykahëshe

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen dhe këtu nuk kemi kurfarë dileme, por ajo është rrugë dykahëshe, deklaroi mandatari për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve të komentojë rekomandimet nga SHBA-ja dhe Franca për t'u respektuar marrëveshjet ndërkombëtare.

"Marrëveshja është marrëveshje mes së paku dy palëve, dhe duhet të dyja palët ta respektojnë, Nëse konkretisht mendoni për Marrëveshjen e Prespës, edhe ne si qeveri e ardhshme e respektojmë në hollësi, gjithçka që është pjesë e legjislaturës sonë, në Kushtetutë, respektohet në hollësi, dhe këtu nuk duhet të ketë askush kurfarë dileme. por njëkohësisht pres edhe nënshkryesi i dytë, e ai është fqinji ynë jugor, ta respektojë. Krijuam dokument se sa është implementuar nga ana jonë, dhe sa është implementuar nga ana greke, dhe planifikojmë ta njoftojmë secilin që është kureshtar të dijë se sa të dyja plët e respektojnë marrëveshjen bilaterale ndërkombëtare", potencoi Mickoski.

Tha se pret të gjithë partnerët tanë strategjik të cilët janë pjesë e atyre marrëveshjeve t'i respektojnë në atë mënyrë që edhe ne si shtet i respektojmë.

Lidhur me atë se sa fitorja e Partisë popullroe evropiane do të jetë hap përpara në zgjerimin e BE-së, Mickoski tha se pret të vazhdojë rruga e cila ishte trasuar dhe ajo është, tha, rruga e hapur e eurointegrimeve, e shteteve të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e familjes evropiane.

Pret, siç tha, se do të mbisundojë maturia, pres që përbërja e ardhshme e Komisionit evropian do të punojë më intensivisht dhe se kriter i vetëm do të jetë Kriteri i Kopenhagës, dhe shtoi se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni është i qartë - diktate dhe ultimatume nuk pranojmë. ab/

"Gabimin që e bëri Qeveria akoma aktuale për fat të keq i çrregulloi pozitat negociuese dhe 

Foto: МIА arkivi

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR